Kompania

Përgjegjësitë Sociale

Publikuar nga

TIA në 18 Maj 2022

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Hyrje

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mbështet si iniciativat individuale ashtu dhe ato të përbashkëta në lidhje me mbrojtjen e mjedisit. Ne jemi të bindur se një nga detyrat tona më të rëndësishme është të rrisim ndjeshmërinë kundrejt mjedisit në kompaninë tonë, në komunitetin që rrethon Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës e më gjerë.


Ne në TIA ofrojmë shërbim të standardeve të larta, siguri dhe komoditet, të cilat synojnë kënaqësinë e klientit. Kjo arrihet ndërkohë që Aeroporti operon me impaktin më të vogël të mundshëm mbi mjedis dhe komunitetin përreth si dhe në një mjedis të sigurtë e të shëndetshëm pune për stafin e kompanisë. Përmirësim i vazhdueshëm po vërehet në zonat e menaxhimit të mbeturinave nëpërmjet zbatimit të riciklimit të mbeturinave si rrjedhojë e direktivave dhe trajnimeve të TIA-s dhe palëve të treta të mirëmbajtjes. Monitorimi i vazhdueshëm është një tjetër fushë të cilës po i kushtohet një vëmëndje e veçantë. Në këtë kontekst, ne ofrojmë kontrolle të konsumit të ujit, monitorime të ujit të pijshëm dhe mbeturinava të ujit, monitorime të zhurmave dhe zonave të zhurmave etj.


Politika jonë fokusohet në mbrojtjen e komunitetit përreth dhe dhënien e shembullit tonë nëpërmjet kursimit të energjisë elektrike dhe ujit, apo duke blerë produkte që nuk dëmtojnë mjedisin ose përdorin më pak mbështjellje për të ruajtur mjedisin. Ky ka qenë premtimi ynë. Dhe ne po e mbajmë atë.



Cilësia, mjedisi, shëndeti dhe siguria

TIA ka vënë në zbatim Sistemin e Menaxhimit të Mjedisit dhe të Cilësisë, i cili udhëhiqet nga standartet ISO 14001:2004 dhe 9001:2000. Ndërsa janë ndërmarrë edhe veprime për monitorimin e ajrit, të ujrave të zeza, cilësinë e ujit të pijshëm si dhe të niveleve të zhurmës. Të gjithë treguesit konfirmojnë se TIA vepron në përputhje të plotë me standardet e Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është bërë kompania e parë private në Shqipëri, dhe një ndër aeroportet e paktë në botë, që ka të vetin një Impjant Trajtimit të Ujrave të Zeza. Për më tepër, me hapjen e terminalit të ri të pasagjerëve TIA nisi vënien në zbatim të koncepteve moderne për menaxhimin e mbetjeve. Terminali i ri u ofron pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të aeroportit një sistem grumbullimi të mbetjeve me kosha të veçantë për hedhjen e mbeturinave të riciklueshme të atyre të pariciklueshme.

E përkushtuar edhe ndaj nismave sociale, TIA, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale dhe banorët, ka nisur dhe po kontribuon në projekte të rëndësishme të zhvillimit të zonës, të tilla si përgartitja e një plani zhvillimi turizmi për kështjellën e Prezës dhe rrethinat e saj. Gjithashtu, TIA organizon veprimtari për rritjen e ndërgjegjësimit në aktivitete që lidhen me mjedisin, të tilla si vizita të organizuara në Zonën e Koncesionit.


Standardet e cilësisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka hartuar një Politikë të Cilësisë që synon përmbushjen e standardeve më të larta ndërkombëtare në infrastrukturë, siguri dhe rehati dhe që përqëndrohet në kënaqjen e pasagjerëve, kompanive të fluturimit si dhe të përdoruesve të tjerë.

TIA siguron që mjediset, pajisjet dhe stafi të jenë në dispozicion gjatë gjithë kohës për të menaxhuar aeroportin me efikasitet dhe për të treguar aftësitë e tij në ofrimin e shërbimeve që përmbushin nevojat e klientëve në mënyrë të pandërprerë. Në TIA klientët do të gjejnë lehtësirat e duhura për njerëzit me nevoja të veçanta, ndërkohë që brenda terminalit ndodhet një qendër shëndetësore që kujdeset për çdo urgjencë shëndetësore të pasagjerëve gjatë 24 orëve.

TIA kryen rregullisht studime për të vlerësuar se sa të kënaqur mbeten klientët prej shërbimeve të ofruara si dhe për të parë respektimin e standardeve të cilësisë në terma të lehtësirave, sigurisë dhe rehatisë në aeroport. Në opinionin e klientëve tanë, TIA ofron një cilësi shumë të mirë shërbimesh. Në veçanti janë të vlerësuara nga klientët lehtësitë në orientim, cilësia e shërbimeve në ambjente, kontrollet e sigurisë dhe shërbimet para fluturimit.


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës fiton Akreditimin e Karbonit


Në janar të vitit 2013, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u akreditua në nivelin e parë në lidhje me emetimin e sasisë së karbonit. Akreditimi për nivelet e karbonit është çertifikim për menaxhimin e karbonit nga aeroportet. Programi vlerëson përpjekjet e aeroporteve për të menaxhuar dhe për të reduktuar emetimet e tyre të karbonit, në katër nivele, Niveli i Përcaktimit, Optimizimit, Reduktimit dhe Neutralizimit.

Efektshmëria e energjisë, kursimi i energjisë dhe reduktimi i emetimeve të karbonit tashmë luajnë një rol të madh në zhvillimin e TIA-s dhe strategjisë së biznesit. Sigurimi i burimeve dhe informacionit, si dhe përfshirja e menaxhimit dhe e punonjësve të cilëve u kërkohet arritja e këtyre objektivave, janë aspekte të rëndësishme të Politikës së Energjisë

në TIA.


Informacion mbi menaxhimin e karbonit në TIA 

TIA listohet në aeroportet e akredituara për karbonin duke mbajtur çertifikatën e Akreditimit në Nivelin e Reduktimit 2 – si vlerësim i përpjekjeve për të menaxhuar dhe reduktuar emetimet e CO2 në kuadër të reagimit të industrisë së aeroporteve në sfidën e ndryshimeve klimatike.

 

TIA zbaton një sistem të menaxhimit të energjisë dhe të karbonit që nga viti 2011 duke llogaritur dhe raportuar mbi emetimet e CO2 në bazë të Protokollit të Gazeve Serë dhe këtë vit procesi i menaxhimit të karbonit dhe vlerat e gjurmës janë verifikuar nga auditori i akredituar i TUV Hellas (TUV Nord) S.A.

 

Për kompaninë tonë kjo do të thotë vullnet, përpjekje, dhe rezultate të mira dmth më shumë volum trafiku me më pak energji elektrike dhe lëndë djegëse të konsumuara dhe më pak ndikim në mjedis.

Në këndvështrimin global kjo do të thotë vetëdije dhe kontribut në përdorimin efikas të lëndëve djegëse natyrore dhe energjisë elektrike si dhe masave për të kontrolluar emetimet e CO2 në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Gjatë vitit 2015, krahasuar me vitin bazë 2011, njësitë e trafikut* në TIA janë rritur mbi 8 për qind ndërkohë që gjurma totale e karbonit është ulur me 6 për qind dhe gjurma e karbonit për njësi të trafikut me 13 për qind duke shënuar vlerën 0.49 kg CO2 për njësi trafiku. Gjithashtu në drejtim të efiçiencës së energjisë konsumi i karburantit të flotës së mjeteve për njësi të trafikut është ulur me 16 përqind duke duke shënuar vlerën 0.1 litra për njësi trafiku.

 

Sasia e përgjithshme e gjurmës së emetimit të CO2 për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në bazë të të dhënave të vitit 2015 arrin 976,000 kilogram dhe 0,49 kilogram për njësi të trafikut, ku 96 përqind janë emetimet nga aktivitetet e kontrollura nga TIA dhe 4 përqind emetimet e tërthorta nga energjia elektrike e blerë.

 

Sfida jonë është rritja e efiçiencës së energjisë krahasuar sipas praktikave më të mira, përdorimi i energjive të rinovueshme në bashkëpunim dhe rol udhëheqës me të gjithë aktorët e aeroportit drejt nivelit të Optimizimit 3.


Publikuar nga

TIA në 18 Maj 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.