
Ndani këtë informacion.
Tiranë, 10 Korrik 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), lajmëroi nisjen e dy linjave të reja direkte të operuara nga Transavia: Nantes–Tiranë dhe Bordeaux–Tiranë. Këto linja sezonale forcojnë më tej partneritetin mes TIA-s dhe Transavia-s dhe hapin mundësi të reja për turizmin nga dhe drejt tregut francez.
Ceremonia e inaugurimit u zhvillua sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me mbërritjen e fluturimit të parë nga Nantes, i cili përfaqësoi simbolikisht nisjen e të dy destinacioneve. Ceremonia vijoi me prerjen simbolike të shiritit të inaugurimit, në prani të përfaqësuesve të TIA-s, Transavia-s dhe mediave të ftuara.
Të dy destinacionet do të operojnë dy herë në javë, çdo të enjte dhe të diel, duke ofruar lidhje të drejtpërdrejta dhe të përshtatshme drejt dy qyteteve të rëndësishme dhe kulturore të Francës perëndimore. Këto destinacione vijnë si shtesë e destinacionit të suksesshëm Paris Orly , i cili vijon të operohet nga Transavia me performancë të lartë dhe kërkesë të qëndrueshme.
Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:
“Nisja e fluturimeve drejt Nantes dhe Bordeaux nga Transavia është një zgjerim i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë dhe një tregues i qartë i interesit në rritje të tregut francez për Shqipërinë. Këto linja nuk i shërbejnë vetëm turizmit, por edhe shkëmbimeve ekonomike, kulturore dhe komunitetit shqiptar që jeton në Francë. TIA do të vazhdojë të mbështesë partnerët tanë ajrorë në zhvillimin e tregjeve të reja, ndërkohë që fokusohet në përmirësimin e përvojës së pasagjerëve.”
Zgjerimi i pranisë së Transavia-s në Tiranë përputhet me strategjinë më të gjerë të TIA-s për të rritur aksesin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe për të forcuar lidhjet rajonale. Në vitet e fundit, TIA është shndërruar në një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë. Sipas ACI Europe, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mban aktualisht rekordin për rritjen më të madhe të lidhjeve ajrore në rajon mes vendeve jo-anëtare të BE-së. Nëpërmjet partneriteteve strategjike me linjat ajrore dhe investimeve të vazhdueshme, TIA vijon të zgjerojë rrjetin e destinacioneve dhe të përmirësojë përvojën e udhëtimit për të gjithë pasagjerët
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al