TIA travel
Zbuloni botën me TIA Travel
Ndani këtë informacion.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpret përfshirjen e Maratonës së Tiranës në rrjetin ndërkombëtar të aktiviteteve sportive të mbështetura nga Wizz Air, partneri i tij afatgjatë në zhvillimin e lidhjeve ajrore të Shqipërisë.
Për herë të parë, Wizz Air mbështeti si sponsor edicionin e dhjetë të Maratonës së Tiranës, të zhvilluar më 15 nëntor 2026, duke e përfshirë kryeqytetin shqiptar mes dhjetë aktiviteteve të vrapimit që kompania mbështet në Evropë.
Për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, kjo iniciativë përfaqëson një tjetër dimension të bashkëpunimit me Wizz Air, i cili shkon përtej zhvillimit të transportit ajror dhe zgjerimit të rrjetit të destinacioneve. Partneriteti kontribuon gjithashtu në promovimin e Tiranës si një destinacion ndërkombëtar, duke mbështetur aktivitete që nxisin turizmin, sportin dhe angazhimin e komunitetit.

Edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës mblodhi rreth 5,800 pjesëmarrës, duke konfirmuar rëndësinë në rritje të këtij aktiviteti në kalendarin sportiv të kryeqytetit. Një nga risitë e këtij edicioni ishte përfshirja e garës 5 km, e cila krijoi mundësi të reja pjesëmarrjeje për një komunitet më të gjerë.
Në kuadër të sponsorizimit, Wizz Air kontribuoi gjithashtu me kupona udhëtimi për fituesit e kategorive kryesore, duke vlerësuar arritjet sportive dhe duke nxitur pjesëmarrjen në aktivitete që promovojnë një stil jetese aktiv.
Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ajrorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës synon jo vetëm të forcojë lidhjet e Shqipërisë me destinacionet ndërkombëtare, por edhe të kontribuojë në rritjen e atraktivitetit të vendit si destinacion turistik dhe në promovimin e aktiviteteve me ndikim pozitiv për komunitetin.
Përfshirja e Maratonës së Tiranës në rrjetin ndërkombëtar të Wizz Air është një tjetër mundësi për të rritur vizibilitetin e kryeqytetit shqiptar dhe për të forcuar lidhjen mes transportit ajror, turizmit dhe aktiviteteve që promovojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2026 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al