Kompania

Këshilli Mbikqyrës

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Z. Ingenhoest sjell një përvojë të gjerë dhe një histori të provuar suksesi në zhvillimin e biznesit në më shumë se 30 vende. Ai zotëron aftësi të larta në menaxhimin e projekteve komplekse, të palëve të interesit, komunikimin dhe përafrimin e vendimmarrjes. Duke kombinuar ekspertizën teknike në konsulencën aeroportuale me zhvillimin praktik të biznesit, ai ndihmon aeroportet dhe qeveritë të kthejnë strategjitë në zgjidhje konkrete komerciale dhe operacionale. Ai është një pjesëmarrës i rregullt në evente dhe konferenca të industrisë në Europë dhe Azi.

Znj. Uzuni është një profesioniste e afirmuar në fushën e auditimit dhe qeverisjes korporative, me përvojë të gjerë në auditimin financiar, menaxhimin e riskut dhe qeverisjen korporative. Ajo mban pozicionin e Drejtores së Auditimit, Cilësisë dhe Pajtueshmërisë në Kastrati Group, ku mbikëqyr operacionet e auditimit, pajtueshmërinë dhe iniciativat e cilësisë në nivel grupi. Znj. Uzuni është diplomuar në Financë në Universitetin e Tiranës dhe është anëtare e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar të Mbretërisë së Bashkuar (FCCA, UK), si edhe e Çertifikuar sipas standardit (CFE).

Z. Karamanos është një ekzekutiv vizionar me 25 vite përvojë ndërkombëtare në fushën e aviacionit, marketingut dhe komunikimit, me eksperiencë pune në Azi, Europë dhe Lindjen e Mesme. Ai ka mbajtur pozicione drejtuese në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës dhe në kompaninë Abu Dhabi Airports, me arritje të shumta në kërkimin e tregut, zhvillimin e linjave ajrore dhe planifikimin komercial.

Z. Karamanos është aktiv në forume ndërkombëtare të industrisë; anëtar i Komitetit Ekonomik të ACI World dhe i Këshillit të Drejtorëve të Marketingut (Chief Marketing Officer Council).

Z. Trautmann është një ekzekutiv i lartë me përvojë të gjatë në Aeroportin e Mynihut, ku ka shërbyer si Drejtor i Operacioneve (Chief Operating Officer) dhe Drejtor Menaxhues. Gjatë karrierës së tij ai ka udhëhequr sektorë që lidhen me zhvillimin e trafikut ajror dhe operacionet teknike. Ai vepron si konsulent në aeroporte dhe institucione qeveritare të ndryshme, duke ofruar ekspertizë të çmuar në zhvillimin e aeroporteve, zgjerimin e infrastrukturës dhe menaxhimin e palëve të interesit.

Znj. Procter ka mbi 20 vite përvojë ndërkombëtare në fusha që përfshijnë teknologjinë, aviacionin, industrinë e produkteve të konsumit të shpejtë (FMCG) dhe zhvillimin e pronave. Aktualisht ajo drejton ekipin komercial të kompanisë Copenhagen Optimization, një kompani konsulence dhe softuerësh që ofron shërbime për aeroportet në mbarë botën. Formimi i saj akademik dhe përvoja profesionale e lejojnë të udhëheqë nisma inovative në aeroportet ndërkombëtare, të përmirësojë përvojën e pasagjerëve dhe të nxisë iniciativa për qëndrueshmëri.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Aire - Një oaz mbi re

Një hapësirë ​​e krijuar për ata që kërkojnë një moment paqeje, rehatie dhe shije unike.

Mësoni më shumë

Official Airport Taxi’s

Steps from terminal, pro service and affordable.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.