
Ndani këtë informacion.
Më 15 dhe 16 maj 2025, për shkak të zhvillimit të Samitit Evropian (European Summit) në Tiranë, priten bllokime të konsiderueshme të rrugëve në qytet dhe zonat përreth. Këto bllokime mund të ndikojnë në kohën e udhëtimit drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), ndaj rekomandohet që udhëtarët të paraqiten në terminal të paktën 4 orë përpara fluturimit.
Për më tepër, linjat ajrore mund të kenë ndryshime në oraret e fluturimeve për këto dy ditë. Kontrolloni rregullisht email-et dhe SMS-t për çdo informacion të ri nga kompania ajrore.
Për të pasur një udhëtim të qetë dhe pa stres, bëni check-in online dhe mbani kartën e imbarkimit në telefonin tuaj. TIA ju këshillon të jeni të përgatitur për të shmangur vonesat dhe për të shijuar udhëtimin tuaj pa probleme.
--------------------------------------------
Duke filluar nga 1 Marsi 2025, pasagjerët që kanë një kartë imbarkimi elektronike në telefon mund të udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt vendeve Schengen pa pasur më nevojë për ta printuar biletën!
Si funksionon ?
1. Nëse linja ajrore e ofron këtë opsion, sigurohuni që karta juaj elektronike e imbarkimit të jetë në telefon.
2.Skanojeni atë në kontrollin e sigurisë dhe në portën e imbarkimit.
3. Udhëtoni më shpejt, pa pasur nevojë për letra shtesë!
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al