
Ndani këtë informacion.
Tiranë, 9 Korrik 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti grupin e parë të udhëtarëve me fluturimin inaugurues charter të Jordan Aviation nga Ammani, Jordani, duke vendosur një lidhje të re direkte ndërmjet dy kryeqyteteve. Kjo linjë e re zgjeron aksesin e Shqipërisë drejt Lindjes së Mesme dhe tregon rritjen e interesit për vendin tonë si një destinacion turistik dhe bashkëpunues në rajon.
Avioni u ul në TIA në orën 08:00 dhe u prit me një “shower salute” tradicional, i ndjekur nga një ceremoni mikpritjeje e organizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Pasagjerët u shërbyen me ëmbëlsira tradicionale shqiptare, ndërsa ekuipazhi i Jordan Aviation u mirëprit me buqeta lulesh.
Një ceremoni zyrtare e prerjes së shiritit u zhvillua pranë avionit, ku morën pjesë përfaqësues nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Jordan Aviation për të përkujtuar hapjen e kësaj linje të re ajrore.
“Kjo linjë është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe përkushtimi të vazhdueshëm nga ekipet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Jordan Aviation,” – u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. “Ajo i përgjigjet kërkesës në rritje për tregje të reja dhe forcon rolin e TIA-s si një urë lidhëse mes Evropës dhe Lindjes së Mesme.”
Hamzeh Alkhashman, zëvendës CFO i Jordan Aviation, shtoi: “Hapja e fluturimeve drejt Tiranës është një zhvillim me rëndësi për kompaninë tonë. Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një zgjedhje të preferuar për udhëtarët jordanezë, dhe ne besojmë se kjo linjë do të japë rezultate pozitive për të dy vendet.”
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mban rekordin për rritjen më të lartë të lidhjeve ajrore në rajon, sipas të dhënave të ACI Europe. Nëpërmjet partneriteteve strategjike me linjat ajrore dhe investimeve të vazhdueshme, TIA vijon të zgjerojë rrjetin e destinacioneve dhe të përmirësojë përvojën e udhëtimit për të gjithë pasagjerët.
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al