Publikime

Filluan fluturimet turistike mes Pragës dhe Tiranës

Publikuar nga

TIA në 16 Tetor 2014

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i dha mirëseardhjen 170 turistëve nga Praga
- Fluturimet çarter do të sjellin turistë një herë në javë

Tirana International Airport (TIA) organizoi një ceremoni të enjten më 11 shtator 2014, për të festuar fillimin e fluturimit të parë turistik mes Tiranës dhe Pragës. Shërbimi që do të jetë një herë në javë, është organizuar nga kompania ajrore Enter Air dhe do të operohet gjatë të premteve.
Më shumë se 170 turistë çek mbërritën nga Praga në fluturimin e parë, kureshtarë të shihnin natyrën e Shqipërisë dhe plazhet e saj. Fluturimet do të operohen me një avion Boeing 737. Ky destinacion i ri e rrit në 19 numrin e destinacioneve të fluturimeve direkte që nisen nga Tirana.
TIA po kontribuon në promovimin e Shqipërisë turistike duke ofruar në të njëjtën kohë standardet e larta të sigurisë, shërbimit dhe komoditetit për të gjithë pasagjerët.

Publikuar nga

TIA në 16 Tetor 2014

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.