
Ndani këtë informacion.
Croatia Airlines njoftoi shtimin e frekuencës së fluturimeve direkte nga Tirana në Zagreb. Duke filluar nga muaji korrik, numri i fluturimeve javore do të rritet nga dy në tre – çdo të martë, të premte dhe të diel – duke i ofruar pasagjerëve më shumë fleksibilitet dhe mundësi udhëtimi gjatë sezonit turistik.
Biletat e kthimit mund të rezervohen nga 143 euro, në faqen zyrtare të kompanisë: www.croatiaairlines.com.
Gjatë sezonit turistik 2025, Croatia Airlines do të ofrojë fluturime drejt 30 destinacioneve ndërkombëtare në 31 aeroporte evropiane, me mbi 18,200 fluturime dhe më shumë se 2.26 milionë vende, duke shënuar një rritje prej 18% krahasuar me vitin 2024.
Marija Pavić, Drejtore e Shitjeve në Croatia Airlines, u shpreh:
“Vitin e kaluar nisëm fluturimet mes Zagrebit dhe Tiranës me dy frekuenca në javë. Këtë vit shtojmë një fluturim të tretë çdo të martë, duke nisur nga korriku. Tregu shqiptar ka shumë potencial – jo vetëm për pasagjerët që udhëtojnë drejt Kroacisë, por edhe për ata që përdorin Zagrebin si pikë transferimi për destinacione të tjera si Britania, Gjermania, Zvicra dhe vendet nordike.”
Nga ana tjetër, Bordi Kombëtar i Turizmit Kroat theksoi se Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më i vizituar për turistët kroatë.
Renata Dezeljin, Anëtare e Bordit të Turizmit Kroat, tha:
“Udhëtarët shqiptarë janë të mirëpritur në Kroaci – një vend me bregdet të mrekullueshëm, mbi një mijë ishuj, ushqim dhe verë të shijshme, mikpritje të ngrohtë dhe aktivitete gjatë gjithë vitit.”
Prania e zgjeruar e Croatia Airlines në Shqipëri ndihmon në zhvillimin e turizmit dhe forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve, duke u bashkuar me zhvillimin e shpejtë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).
Gjatë vitit 2024, TIA arriti një rekord prej 10.7 milionë pasagjerësh, ndërsa investimet e vazhdueshme të Grupit Kastrati po sjellin transformime të mëdha në infrastrukturë.
Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i TIA-s, deklaroi:
“Ky është një moment i rëndësishëm për TIA-n. Me mbi 50 linja ajrore që operojnë gjatë gjithë vitit, rritja është e vazhdueshme. Po zgjerojmë terminalin për të mirëpritur deri në 15 milionë pasagjerë në vit, si dhe po zgjerojmë pistën për të përmbushur kërkesën në rritje. Jemi të përkushtuar që t’u ofrojmë pasagjerëve përvojën më të mirë të mundshme.”
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al