Publikime

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Ryanair prezantojnë destinacionet e reja të verës

Publikuar nga

TIA në 24 Janar 2024

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

‘Investimet e Kastrati Group në Aeroport, premtojnë mundësi dhe destinacione të reja’ – Michael O’Leary, Drejtor i Përgjithshëm i Grupit Ryanair

 

Drejtori i Përgjithshëm i Grupit Ryanair, Michael O’Leary dhe Drejtori Operacional i Aeroportit të Tiranës, Piervittorio Farabbi zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp, në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë ku prezantuan planet e zhvillimit të aeroportit dhe linjat e reja të Ryanair.

 

Ryanair do të shtojë disa destinacione të reja në verën e këtij viti, si Bari, Birmingam, Bristol, Marsejë, Vienë, Budapest. Së bashku me linjat ekzistuese, Ryanair do të numërojë 22 destinacione.


‘Vetëm pak muaj më parë, ishim këtu me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama dhe CEO-n e Ryan Air në inagurimin e terminalit të ri ku lajmëruam nisjen e fluturimeve të Ryanair nga Tirana. E mbyllëm vitin më 7.25 milion pasagjerë, që ishte më shumë se 120% krahasuar me vitin 2019. Këtë vit rritja do të vijojë, dhe deri në fund të 2024-ës presim rreth 9 milionë pasagjerë. Ne po zgjerohemi vazhdimisht dhe me mbështetjen e partnerëve tanë, jemi duke rritur kapacitetet aeroportit. Ne këtë vit presim aktivitet të shtuar dhe jemi të angazhuar që të akomodojmë trafikun ajror dhe fluksin e pasagjerëve, me mikpritjen që karakterizon Shqipërinë.’ – deklaroi Piervittorio Farabbi

 

Michael O’Leary, Drejtori i Përgjitshëm i Grupit Ryanair falenderoi Kastrati Group për investimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

 

‘Zhvillimi i aeroportit e bën Tiranën një vend tërheqës për investime nga linja të rëndësishme ajrore. Ne kemi plane tepër ambicioze dhe teksa jemi në diskutime me Kastrati Group, kemi dëshirën të hapim një bazë të Ryan Air këtu në Tiranë, që do të krijojë më shumë mundësi punësimi në vend. Destinacionet e reja që prezantuam sot, do të ofrojnë më shumë mundësi, më shumë zgjedhje, me çmimet më të ulëta.

Duke nisur nga dita e sotme, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të rezervojnë fluturime me Ryanair duke filluar nga vetëm 19.99EUR. Jemi entuziastë të mirëpresim me miliona qytetarë shqiptarë në flotën tonë.’ – u shpreh Michael O’Leary.

Publikuar nga

TIA në 24 Janar 2024

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.