Publikime

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, rekord historik me 7 milionë pasagjerë gjatë 2023

Publikuar nga

TIA në 21 Dhjetor 2023

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tiranë, 18/12/2023 – Tirana International Airport mirëpriti sot pasagjerin e 7 miliontë për vitin 2023, duke shënuar shifrën më të lart historike që ky aeroport ka patur brenda një viti. Ky është një sukses që i shtohet arritjeve të vazhdueshme të aeroportit, duke nënvizuar edhe rolin e tij në sektorin e aviocionit në Shqipëri. Pasagjeri i 7-miliontë udhëtoi nga Tirana në Pragë, me linjën ajrore Wizz Air, duke shënuar një moment të rëndësishëm në suksesin e vazhdueshëm të aeroportit.

Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit.

“Jemi krenarë për dyfishimin e pasagjerëve në TIA, në krahasim me vitin 2019 dhe me rritjen prej 35% në krahasim me vitin e kaluar. Kjo falë të gjitha linjave ajrore, por sigurisht, falë edhe shtimit të linjave low cost. Pasagjeri i 7 miliontë ndodhet në këtë fluturim të Wizz Air, për në Pragë”, deklaroi z. Piervittorio Farabbi, Drejtori Operativ i Tirana International Airport.

Duke vazhduar rolin e tij si një portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet kryesore globale, Tirana International Airport mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për të ofruar shërbime më të mira, për të nxitur turizmin dhe për të kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.

Publikuar nga

TIA në 21 Dhjetor 2023

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.