Publikime

USHTRIMI I EMERGJENCËS DHE SIGURISË

Publikuar nga

TIA në 18 Nëntor 2022

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Në kuadër të sigurimit të përputhshmërisë me certifikimin e aerodromit të TIA-s, që lind nga rregulloret/kërkesat kombëtare dhe ndërkombëtare, standardet dhe praktikat e rekomanduara (SARPs) të ICAO-s, më datë 15/11/2022 u zhvillua një ushtrim i plotë i emergjencës, i kombinuar me një ushtrim të pjesshëm të sigurisë, EMEX 2022. Ushtrimi u organizua dhe u realizua me sukses, duke përmbushur plotësisht Treguesit Kryesorë të Performancës të kërkuar.


Si pjesë e skenarit të ushtrimit, TIA simuloi një aksident avioni gjatë uljes jashtë piste, duke përfshirë reagimin e plotë të shërbimit të zjarrfikëses dhe shpëtimit, si dhe trajtimin e një objekti te dyshimtë. Objektivi kryesor i ushtrimit ishte vlerësimi i aftësive reaguese dhe të gatishmërisë të strukturave për emergjencat dhe departamentit të sigurisë në TIA, si dhe reagimin dhe koordinimin ndërmjet të gjitha agjencive, forcave dhe subjekteve të jashtme të përfshira.


Ushtrimi përfshiu më shumë se 150 vullnetarë, reagues dhe vëzhgues nga agjenci të ndryshme, të cilët bënë dhe vlerësuan koordinimin me dhe ndërmjet agjencive, reagimin ndaj viktimave, kujdesin dhe transportimin e menjëhershëm të të lënduarve, kujdesin ndaj familjarëve, sigurinë dhe komunikimin.


Organizatat dhe agjencitë e jashtme të përfshira në ushtrim: Albcontrol, Policia, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, Autoriteti Kombëtar i Hetimit, Njësia Antieksploziv, Kryqi i Kuq, Emergency Response Albania (ERA), Stafi Mjekësor i Forcave të Armatosura, Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile, Stacionet Zjarrfikëse të Vorës, Kamzës, Krujës, Linjat ajrore, Dega e Doganës Rinas, etj.

Publikuar nga

TIA në 18 Nëntor 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.