Publikime

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret fluturimin e parë çarter turistik nga Bjellorusia

Publikuar nga

TIA në 12 Qershor 2020

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tiranë, 12 Qershor 2020 - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mbajti një ceremoni për të festuar fluturimin e parë të çarterit në vend pas lehtësimit të kufizimeve rreth pandemisë COVID-19. çarteri turistik erdhi me kompaninë Belavia, linja ajrore kombëtare e Bjellorusisë.

Rreth 189 turistë arritën në fluturimin e parë nga Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, për të shijuar plazhet dhe peizazhet e mrekullueshme të Shqipërisë.

"Ne po i rindezim motorët e industrisë së turizmit sot, me këtë lajm të mrekullueshëm të 189 turistëve që vijnë nga Bjellorusia me Belavia Airlines. Në emër të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ju uroj një mirëseardhjen të ngrohtë atyre dhe shumë turistëve të tjerë që janë duke u përgatitur të vijnë dhe të vizitojnë Shqipërinë ", tha Dr. Constantin von Alvensleben, Drejtor i Përgjitshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport.

Fluturimi i organizuar nga dy operatorët turistikë Aler dhe Aerotravel do të funksionojë gjatë gjithë verës me një avion Boeing 737-800, dy herë në javë, të Martën dhe Premten.

“Eshtë një ogur i mirë ardhja e turistëve të parë në Shqipëri. Shpresojmë në rifillimin e gjithçkaje, por sidomos turizimit si pulsi kryesor i vendit në këto momente shumë të rëndësishme për të gjithë ne. Duke ruajtur të gjitha protokollet e mbrojtjes nga COVID-19, është e rëndëishme të theksohet se sistemi shëndetësor është në gjendje të përballojë çdo situatë. Por bashkë me thirrjen për ringritjen e turizmit dhe mbërritjen e çarterave të tjerë, bëjmë thirrje dhe për shumë kujdes dhe vëmendje ndaj njeri-tjetrit”, tha Z. Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit gjatë ceremonisë të zhvilluar me këtë rast.

Aegean Airlines, transportuesi i flamurit të Greqisë dhe Austrian Airlines, gjithashtu kanë njoftuar se fluturimet e tyre, përkatësisht nga Athina dhe Vjena për në Tiranë do të fillojnë në 15 Qershor 2020.

Që nga mesi i marsit, kur COVID-19 kulmoi, trafiku i pasagjerëve në TIA është zvogëluar shumë. Sidoqoftë, Aeroporti mbetet i hapur për fluturimet humanitare dhe fluturimet e riatdhesimit, nga të cilat ka të paktën një në ditë. Përveç kësaj, TIA ka një ose dy fluturime mallrash çdo ditë.

Publikuar nga

TIA në 12 Qershor 2020

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.