Kompania

Ndërtimi

Publikuar nga

TIA në 20 Maj 2022

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Mbështetur në njohuritë dhe përvojën e aksionerëve të saj, në menaxhim dhe financim, TIA zgjeroi aeroportin më 9 shtator 2009 duke vendosur standarde të reja në shërbim dhe komoditet. Terminali i ri i pasagjerëve filloi punën më 22 mars 2007. Një terminal i ri kargo dhe rruga e re hyrëse janë në funksion duke filluar nga pranvera e 2007-ës. Më shumë se 70 milionë Euro janë investuar për ndërtimin dhe zgjerimin e aeroportit duke filluar nga viti 2005.


TIA, fillon rehabilitimi i pistës ajrore “Airfield 2020”


Tirana International Airport (TIA) ka filluar ndër projektet më të rëndësishme të quajtur “Airfield 2020” i cili lidhet me rehabilitimin e pistës dhe rrugëve lidhëse që mundësojnë lëvizjen e avionëve në zonën ajrore.


Projekti “Airfield 2020” do të realizohet në disa faza të ndryshme. Rrugët lidhëse W dhe B, pjesë e fazës së parë të projektit, janë në fazën e rindërtimit me një gjatësi rreth 1.5 km, në përputhje me kërkesat dhe standardet e avionëve që priten të operojnë në TIA vitin e ardhshëm.


Gjerësia prej 45 m e rrugëve lidhëse është projektuar brenda standardeve dhe rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare, për avionët e kategorisë E dhe do jenë të pajisura gjithashtu me sisteme të reja drenazhi dhe ndriçimi.


Paralelisht me gjithë ristrukturimin që po i bëhët zonës ajrore të aeroportit, po operohet dhe me fluturime në destinacionet e reja. Nesër, me datë 19 Dhjetor 2019 do të fillojë dhe operimi i linjës Tiranë – Vienë nga kompania low-cost Wizzair.


Fluturimet Tiranë – Vienë do të jenë tre herë në javë, të Martën, të Enjten dhe të Shtunën. Rezervimet për këto fluturime mund të kryhen përmes faqes online të Wizzair ose agjencive turistike.

Publikuar nga

TIA në 20 Maj 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.