Publikime

Wizz Air fillon fluturimin e parë direkt Tiranë - Budapest

Publikuar nga

TIA në 05 Prill 2017

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Wizz Air fillon fluturimin e parë direkt Tiranë - Budapest


Wizz Air, shoqëria ajrore më e madhe low-cost në Evropën Qëndrore dhe Lindore njoftoi sot shërbimin e saj të parë që lidh Tiranën me kryeqytetin e Hungarisë, Budapestin. Operimi i këtij destinacioni të ri me tarifa të ulëta me një program të volitshëm dy herë në javë javë, do të krijojë mundësi reale të favorshme udhëtimi për pasagjerët Shqiptarë të cilët do të kenë mundësi të zbulojnë kryeqytetin e mrekullueshëm të Hungarisë si edhe destinacione të tjera në Evropë, të disponueshme në rrjetin me tarifa të ulëta të Wizz Air nga Budapesti. Pasagjerët të cilët janë duke planifikuar pushimet e tyre apo një vizitë në fundjavë në Budapest apo më tej, mund të prenotojnë biletat e tyre në faqen wizzair.com me çmime të ulëta duke dilluar nga vetëm 24.99* Euro.

Ky shërbim i ri drejt Budapestit lidh për herë të parë dy vendet në mënyrë direkte, pritet të zhvillojë turizimin si dhe të krijojë një lidhje të rëndësishme për tregti dhe biznes duke simuluar kështu investimet në vend. Vizitorët nga Shqipëria do të kenë mundësi të eksplorojnë qytetin e mrekullueshëm historik të Budapestit, i famshëm për kuzhinën e pasur Hungareze, arkitekturën mahnitëse si dhe bukuritë natyrore marramëndëse. Gjithashtu, ky destinacion do t’iu sherbejë pasagjerëve Shqiptarë si një portë e favorshme drejt Evropës duke ofruar kështu 62 destinacione drejt 29 vendeve të tjera nëpërmjet rrjetit të Budapestit.

Publikuar nga

TIA në 05 Prill 2017

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.