Publikime

Shoqëria ajrore shqiptare Albawings vazhdon zgjerimin e saj të suksesshëm në treg

Publikuar nga

TIA në 06 Dhjetor 2016

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Shoqëria ajrore vendase Albawings vazhdon zgjerimin e saj të suksesshëm në treg

 

  • Shoqëria ajrore vendase operon gjashtë destinacione drejt Italisë me një koeficient mesatar ngarkimi prej më shumë se 90%
  • Albawings e cila u themelua në shkurt të vitit 2016, është e angazhuar në ofrimin e shërbimeve të një cilësie të lartë dhe biletave me çmim ekonomik

 

Tirana International Airport (TIA) ka kënaqësinë të evidentojë progresin e shënuar nga shoqëria ajrore vendase/shqiptare Albawings e cila u themelua në shkurt të vitit 2016 dhe aktualisht operon gjashtë destinacione drejt Italisë me një koeficient mesatar ngarkimi prej më shumë se 90 përqind.

Shoqëria ajrore filloi operimet me një avion të tipit Boeing 737-500, zgjedhja më e mirë për fluturimet në distanca të shkurtra ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë dhe është e angazhuar në ofrimin e biletave me çmim ekonomik.

Albawings ka aktualisht të punësuar rreth 100 njerëz të përkushtuar, ku pjesa më e madhe e tyre zotërojnë përvojë të gjerë në industrinë e turizmit dhe shoqërive ajrore.

Së shpejti, shoqëria ajrore vendase në fjalë pritet të operojë me një avion të dytë Boeing 737-400 me 168 vende që t’i shërbejë numrit në rritje të pasagjerëve të parashikuar për festat e fundvitit.   

Ndikuar nga rritja e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve të operuara nga shoqëritë ajrore, trafiku i pasagjerëve të Tirana International Airport u rrit ndjeshëm me 8% në 2016 krahasuar me vitin 2015. Gjithashtu, Aeroporti ka mirëpritur tre shoqëri te reja ajrore gjatë këtij viti si dhe ka filluar operimin e katër destinacioneve me një total prej 14 shoqërish ajrore të cilat lidhin 36 destinacione përgjatë vitit.

Vetëm pak ditë më parë, aeroporti arriti shifrën e dy milonë pasagjerëve duke shënuar kështu një fazë të rëndësishme zhvillimi.

Së bashku me Albawings, gjatë vitit 2016, dy shoqëri të tjera ajrore filluan operimet në TIA: Volotea Airlines dhe Mistral Air.

 

 

 

 

 

Publikuar nga

TIA në 06 Dhjetor 2016

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.