Publikime

Tirana International Airport arrin shifrën e dy milionë pasagjerëve

Publikuar nga

TIA në 02 Dhjetor 2016

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tirana International Airport arrin shifrën e dy milionë pasagjerëve

 

  • Arritje e shënuar me pritjen e pasagjerit të dy miliontë
  • Trafiku i pasagjerëve shënon rritje të konsiderueshme prej 8% gjatë 2016

 

Tirana International Airport (TIA) njoftoi të premten, më 2 Dhjetor 2016, shënimin e dy etapave të rëndësishme në trafikun e pasagjerëve duke pritur pasagjerin e saj të dy miliontë dhe në të njëjtën kohë duke regjistruar numrin më të lartë të klientëve të shërbyer nga Aeroporti.

Ndikuar nga rritja e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve të operuara nga shoqëritë ajrore, trafiku i pasagjerëve u rrit ndjeshëm me 8% në 2016 krahasuar me vitin 2015. Gjithashtu, Aeroporti ka mirëpritur tre shoqëri te reja ajrore gjatë këtij viti si dhe ka filluar operimin e katër destinacioneve me një total prej 14 shoqërish ajrore të cilat lidhin 36 destinacione përgjatë vitit.


Shifra prej dy milonë u shënua në momentin që Z. Ahmet Balla, i cili mbërriti në TIA për fluturimin e mbrëmjes me shoqërinë ajrore Jet Airways për Bruksel. Me këtë rast, Aeroporti mbajti një ceremoni si dhe surprizoi pasagjerin me një paketë të plotë javore pushimesh për vitin 2017.


“Tirana International Airport shënoi një shifër të konsiderueshme sot dhe ne jemi më shumë se të gëzuar me arritjen më të madhe të TIA-s dhe vendit, me transportin ajror, në fillim të festave të fundvitit. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë pasagjerët tanë, shoqëritë ajrore si dhe palët e treta të përfshira në operimet e përditshme të Aeroportit. Dy milionë dedikime për secilin punonjës dhe pasagjer,” u shpreh Dr Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.

Gjatë 2016, tre shoqëri ajrore filluan operimet në TIA: Volotea Airlines, Albawings dhe Mistral Air.

 

TIA shënoi shifrën e një million pasagjerëve në vitin 2007.

 

 

 

 

Publikuar nga

TIA në 02 Dhjetor 2016

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.