Publikime

Tirana International Airport prezantoi bashkarisht me Agjencinë Kombëtare të Turizmit Shqipërinë në ITB

Publikuar nga

TIA në 26 Gusht 2014

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

- Konferenca për shtyp e Shqipërisë organizuar nga TIA u ndoq gjerësisht nga media e huaj në Berlin.
- TIA vijon me përpjekjet e saj për të kontribuar në mirëpritjen e më shumë turistëve në verë.

Këtë vit ITB Berlin, një nga tregjet botërore më prestigjoze të turizmit, mirëpriti pjesëmarrjen e përbashkët të Tirana International Airport (TIA), Agjencisë Kombëtare Shqiptare të Turizmit dhe 18 operatorëve turistikë në prezantimin e Shqipërisë si një destinacion turistik.

Përfshirja e Tirana International Airport në ITB Berlin është pjesë e strategjisë së aeroportit, për të përmbushur së bashku me organizatat e mëdha ndërkombëtare si dhe aktorët e turizmit, promovimin e Shqipërisë dhe në mënyrë sa më efektive në tregun ndërkombëtar të turizmit.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi kontribuar në përçimin e një mezazhi pozitiv për Shqipërinë, si një shtet me potenciale të mira në fushën e turizmit. Kemi parë një interesim të lartë të medias dhe shpresojmë që përpjekjet tona do të sjellin rezultate për të mirëpritur më shumë turistë këtë verë”, - tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Z. Rolf Castro-Vasquez.

Gjatë këtij eventi, u mbajt një konferencë për shtyp me përfaqësues të medias ndërkombëtare si dhe gazetarë nga tregu i turizmit Gjerman. Tirana International Airport organizoi dhe mbështeti eventin duke prezantuar Shqipërinë si një vend interesant për t’u vizituar.

Në konferencën për shtyp të Shqipërisë ishte i pranishëm Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj. Eglantina Gjermeni, Ambasadori Shqiptar në Berlin, Z. Artur Kuko, Drejtoresha e Komunikimit të TIA-s, Znj. Arlinda çausholli dhe Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Znj. Julinda Dhame.
Për më tepër informacion rreth ITB Berlin, mund të kontaktoni në [email protected].

Publikuar nga

TIA në 26 Gusht 2014

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.