Publikime

RYANAIR ZGJERON BAZËN NË TIRANË DHE SHTON DHJETRA FLUTURIME PËR VERËN 2026

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Shtohet avioni i 4-rt në bazë

400 milionë dollar investime

20 linja të reja

50% rritje për 2026 (Verë 2026)

 

Ryanair, linja ajrore me kosto të ulët në Shqipëri, njoftoi sot (e martë, 20 janar) se do të shtojë në bazën e Tiranës avionin e katërt B737-800 nga prilli 2026 (investim prej 400 milionë dollarë) dhe do të hapë 20 linja të reja direkte, si Alghero, Baden-Baden, Eindhoven, Genoa, Memmingen, Parma dhe Wroclaw, përveç 23 linjave ekzistuese për sezonin Verë 2026 (gjithsej 43 linja). Ky zgjerim do të krijojë mundësinë për mbi 3,000 vende të reja pune dhe 120 pozicione me paga të larta për pilotë dhe ekuipazh kabine të Ryanair në Tiranë.

 

Ky investim prej 400 milionë dollarë i Ryanair në Tiranë është rezultat i drejtpërdrejtë i politikës proaktive të qeverisë shqiptare për heqjen e taksave të aviacionit dhe i rritjes së suksesshme të Aeroportit të Tiranës. Ryanair do të sjellë një rritje trafiku prej 50% dhe 4 milionë pasagjerë në vitin 2026.

 


Programi i Ryanair për Tiranën gjatëveres 2026 do të ofrojë:

           •          4 avionë me bazë operative– investim 400 milionë dollarë

           •          43 linja, 20 prej tyre të reja

           •          Rritje trafiku në 4 milionë pasagjerë/vit (+50%)

           •          Mbështetje për mbi 3,000 vende pune në Shqipëri

           •          Zgjedhjen më të mirë të fluturimeve me tarifa të ulëta për qytetarët dhe vizitorët

 

Gjatë 5 viteve të ardhshme, Ryanair do të vijojë të investojë në Shqipëri, për ta çuar deri në 6 numrin e avionëve B737 me bazë operative në Tiranë (investim 600 milionë dollarë), duke u rritur në mbi 6 milionë pasagjerë në vit, operuar me mbi 60 linja, mbështetur mbi 4,000 vende pune deri në vitin 2030 dhe duke vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm me Aeroportin e Tiranës dhe qeverinë shqiptare përsa i përket infrastruktures dhe taksave aeroportuale.

 

Për të festuar avionin e 4-rt dhe 20 linjat e reja nga/drejt Tiranës për verën e 2026, Ryanair ka nisur një ofertë 3-ditore me 100,000 bileta në shitje duke filluar nga 29.99 €, të disponueshme për rezervim nga sot përmes aplikacionit Ryanair.

 

CEO i Ryanair, Michael O’Leary, deklaroi:

 

“Si linja e vetme ajrore me kosto te ulët në Shqipëri, Ryanair ka kënaqësinë të njoftojë avionin e 4-rt me bazë operative në Tiranë për S26, i cili do të zgjerojë pjesën e tregut të Ryanair në Shqipëri me 43 linja për Verën 2026, përfshirë 20 linja të reja drejt destinacioneve si Alghero, Baden-Baden, Eindhoven, Genoa, Memmingen, Parma dhe Wroclaw. Ky investim rekord prej 400 milionë dollarë dhe rritja rekord e trafikut prej 50% në 4 milionë pasagjerë për Tiranën, është rezultat i drejtpërdrejtë i politikës proaktive të Shqipërisë për heqjen e taksave të udhëtimit dhe i kostove më të ulëta të aeroportit, të mundësuara nga skemat e suksesshme stimuluese të rritjes.”

 

20 linjat e reja Verë 2026:

 

Alghero

Genoa

Pescara

Baden-Baden

Liverpool

Poznan

Birmingham

Malta

Trieste

Bratislava

Memmingen

Torino

Dublin

Milano (M)

Verona

Eindhoven

Napoli

Wroclaw

Gdansk

Parma

 

Rritja rekord e Ryanair në Tiranë për vitin 2026 i ofron Shqipërisë një mundësi unike për t’u kthyer në tregun me rritjen më të shpejtë të trafikut ajror dhe turizmit në Europë. Ryanair planifikon të rritet në mbi 6 milionë pasagjerë në vit dhe të zgjerojë bazën deri në 6 avionë në Tiranë me një investim prej 600 milionë dollarë deri në vitin 2030, duke ofruar mbi 60 linja me tarifa të ulëta, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë politikën e taksës zero për aviacionin dhe Tirana të ruajë kostot aktuale të ulëta të aksesit përmes skemave stimuluese të rritjes.

 

Shefi i Operacioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi, u shpreh:

 

“Zgjerimi i bazës së Ryanair në Tiranë është një dëshmi e fortë e partneritetit tonë dhe e ambicies sonë të përbashkët për rritje të qëndrueshme. Duke kombinuar rrjetin dhe eksperiencën e Ryanair me kapacitetet në rritje të shpejtë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të nxitura nga investimet strategjike të Grupit Kastrati në infrastrukturë, teknologji dhe ekselencë operacionale, ne po krijojmë mundësi të reja për turizmin, biznesin dhe zhvillimin ekonomik në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin.”

 

Për më shumë informacion:

 

Ryanair Press Office

Tel: +353-1-9451799

Email: [email protected]

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Aire - Një oaz mbi re

Një hapësirë ​​e krijuar për ata që kërkojnë një moment paqeje, rehatie dhe shije unike.

Mësoni më shumë

Official Airport Taxi’s

Steps from terminal, pro service and affordable.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.