Publikime

Finnair nis shitjet per linjen e re Helsinki–Tirane, me nisje operimesh me 30 Prill 2026

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Ky destinacion i ri shenon hyrjen zyrtare te Finnair ne tregun shqiptar, duke forcuar edhe me tej rrjetin ne zgjerim te linjave europiane te Aeroportit Nderkombetar te Tiranes. Linja pritet te ndikoje pozitivisht ne turizem dhe bashkepunimin ekonomik mes dy vendeve, duke i ofruar udhetareve akses me te gjere dhe lidhje te reja nderkombetare permes qendres se Finnair ne Helsinki.

 

“Jemi te lumtur te prezantojme Tiranen ne rrjetin tone, duke hapur mundesi te reja si per udhetaret e pushimeve ashtu edhe per ata te biznesit,” – thote Adam Marciniec, Menaxher Rajonal CEE ne Finnair. “Shqiperia eshte nje treg krejtesisht i ri per Finnair, dhe ky lancim forcon pranine tone ne Ballkan. Linja e re u ofron udhetareve shqiptare akses te pershtatshem drejt qendres sone ne Helsinki dhe me tej ne rrjetin tone ne vendet nordike, balltike dhe Azi. Ne te njejten kohe, e ben kulturen e gjalle dhe peizazhet mahnitese te Shqiperise me te aksesueshme per klientet tane ne Finlande dhe me gjere.”

 

Finnair eshte kompania ajrore kombetare e Finlandes dhe nje nga linjat me te vjetra te transportit ajror ne bote qe vazhdon te operoje, e njohur per besueshmerine, cilesine e sherbimit dhe rrjetin e gjere qe lidh Europen me Azine dhe Ameriken e Veriut.

 

Aeroporti Nderkombetar i Tiranes vazhdon rritjen e qendrueshme dhe angazhimin per zgjerimin e portofolit te partnereve ajrore, duke terhequr linja prestigjioze nderkombetare dhe duke permiresuar lidhjet ajrore per udhetaret qe udhetojne drejt dhe nga Shqiperia.

 

Shitjet e biletave per linjen Helsinki–Tirane tashme jane hapur, dhe pasagjeret mund te rezervojne fluturimet e tyre direkt ne faqen zyrtare te Finnair: www.finnair.com ose permes agjencive turistike.

 

Rreth Finnair

Finnair eshte nje kompani ajrore me rjet te gjere, e specializuar ne lidhjen e trafikut te pasagjerëve dhe mallrave midis Azise, Amerikes se Veriut dhe Europes. Finnair eshte e vetmja linje ajrore me fluturime direkte gjate gjithe vitit drejt Laplandit. Klientet e kane zgjedhur Finnair si “Kompania Ajrore me e mire ne Europen e Veriut” ne cmimet Skytrax per 15 vite radhazi. Finnair eshte anetare e aleances oneworld. Aksionet e Finnair Plc jane te listuara ne Nasdaq Helsinki.

 

Rreth Aeroportit Nderkombetar te Tiranes (TIA)

Aeroporti Nderkombetar i Tiranes eshte porta kryesore e Shqiperise drejt botes, duke lidhur vendin me nje numer gjithnje ne rritje destinacionesh europiane. TIA vazhdon te zgjeroje rrjetin e saj dhe te permiresoje sherbimet, teknologjine dhe eksperiencen e pergjithshme te pasagjerit.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Aire - Një oaz mbi re

Një hapësirë ​​e krijuar për ata që kërkojnë një moment paqeje, rehatie dhe shije unike.

Mësoni më shumë

Official Airport Taxi’s

Steps from terminal, pro service and affordable.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.