
Ndani këtë informacion.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Maltës
Tiranë, 2 Tetor 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), njoftoi sot fluturimin e parë që lidh Tiranën me Maltën, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zgjerimin e vazhdueshëm të destinacioneve direkte për pasagjerët. Fluturimi u krye nga kompania Wizz Air, një nga kompanitë kryesore partnere të TIA-s.
Fluturimi i parë u përurua në TIA me një ceremoni të veçantë ku morën pjesë përfaqësues të Wizz Air, ekipi menaxhues i TIA-s dhe përfaqësues të medias. Sipas traditës, ekuipazhi i fluturimit të parë u prit me buqeta me lule, duke simbolizuar vlerësimin dhe bashkëpunimin e fortë me partnerët ajrorë.
Nga sot, fluturimet midis Tiranës dhe Maltës do të zhvillohen tre herë në javë – çdo të martë, të enjte dhe të shtunë. Kjo linjë e re u ofron pasagjerëve tanë më shumë mundësi udhëtimi për turizëm, biznes apo shkëmbime kulturore.
Drejtori Operacional i aeroportit, z. Piervittorio Farabbi, u shpreh:
“Fluturimi i sotëm drejt Maltës përfaqëson një arritje tjetër të rëndësishme në misionin tonë të vazhdueshëm për lidhjen e Shqipërisë me botën. Pavarësisht se sezoni veror ka përfunduar, aeroporti nuk ndalet dhe turistët vazhdojnë të vijnë në TIA. Kemi ende destinacione të reja që nisin në Tetor e më pas në Dhjetor. Kjo do të thotë më shumë mundësi për udhëtime, biznes, turizëm dhe akoma më shumë kontribut ekonomik në vend.”
Wizz Air është një nga partnerët më të rëndësishëm të TIA-s, duke ofruar një gamë të gjerë destinacionesh dhe duke kontribuar ndjeshëm në rritjen e shpejtë të numrit të pasagjerëve. Shtimi i Maltës e pasuron më tej gamën e lidhjeve për udhëtarët, duke reflektuar përpjekjet e përbashkëta të TIA-s dhe linjave ajrore për të përmirësuar vazhdimisht aksesin dhe për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në tregun europian të aviacionit.
Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti më i madh në Shqipëri dhe më i madhi në Ballkanin Perëndimor për sa i përket numrit të pasagjerëve dhe destinacioneve. Me investime të vazhdueshme në infrastrukturë, TIA është e përkushtuar për t’u ofruar pasagjerëve një përvojë udhëtimi të sigurt, efikase dhe mikpritëse.
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al