Publikime

AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS MIRËPRET ZGJERIMIN MË TË MADH TË WIZZ AIR NË SHQIPËRI

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tiranë, 9 Shtator 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), së bashku me Wizz Air, shpallën sot zgjerimin më të madh të operimeve në Shqipëri. Ky zhvillim forcon më tej pozitën e Wizz Air në treg dhe thekson partneritetin e ngushtë me aeroportin.

Duke filluar nga Marsi 2026, Wizz Air do të bazojë avionin e saj të 14 Airbus A321neo në Tiranë, duke mundësuar më shumë kapacitet për përmbushjen e kërkesës në vend për fluturime.

Ndërkohë, Wizz Air lajmëroi edhe hapjen e katër destinacioneve të reja europiane:


  • Tiranë – Tenerife (Spanjë): 2 herë në javë (E enjte, E diel) nga 14 Dhjetor 2025
  • Tiranë – Stokholm Arlanda (Suedi): 4 herë në javë (E hënë, E mërkurë, E premte, E diel) nga 2 Mars 2026
  • Tiranë – Këln (Gjermani): 3 herë në javë (E martë, E enjte, E shtunë) nga 16 Dhjetor 2025
  • Tiranë – Billund (Danimarkë): 2 herë në javë (E martë, E shtunë) nga 3 Mars 2026

Gjithashtu, do të ketë rritje të frekuencave në katër linja ekzistuese nga Tirana:


  • Milano Malpensa: nga 16 në 21 herë në javë
  • Bruksel: nga 11 në 14 herë në javë
  • Torino: nga 9 në 11 herë në javë
  • Berlin: nga 7 në 9 herë në javë


Me këtë zgjerim, Wizz Air do të operojë 57 destinacione drejt 17 shteteve nga Tirana, duke ofruar më shumë zgjedhje për pasagjerët shqiptarë dhe duke forcuar lidhjet e Shqipërisë me Europën.

Piotr Trawka, Drejtor Komercial për Evropën Perëndimore dhe Jugore u shpreh:

“Dita e sotme shënon një tjetër arritje në udhëtimin e Wizz Air në Shqipëri. Vendosja e avionit të 14 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe nisja e 4 destinacioneve të reja, thekson përkushtimin tonë për t’i ofruar pasagjerëve shqiptarë akoma më shumë opsione të leverdisshme udhëtimi si dhe destinacione emocionuese. Me rrjetin më të madh ndonjëherë në Shqipëri, jemi krenarë që forcojmë bashkëpunimin me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe kontribuojmë në rritjen e Shqipërisë si një qendër rajonale e aviacionit. Një ftesë për të gjithë shqiptarët për t’u bërë gati për udhëtimin e radhës.”


Piervittorio Farabbi, COO i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:

“Mbërritja e avionit të 14 në TIA përbën një hap të rëndësishëm për zgjerimin e kapaciteteve tona, duke na mundësuar të përgjigjemi me sukses ndaj rritjes së vazhdueshme të kërkesës në tregun lokal dhe rajonal. Së bashku me Wizz Air po forcojmë tregje të rëndësishme si Gjermania dhe Spanja, ndërsa ofrojmë destinacione të reja për pasagjerët. Ky zhvillim konfirmon rolin e TIA si një partner i besueshëm, i cili vazhdon të investojë në infrastrukturë, dixhitalizim dhe në përmirësimin e përvojës së udhëtarëve.”

Që prej nisjes së operacioneve në 2017, Wizz Air ka transportuar mbi 19 milionë pasagjerë drejt dhe nga Shqipëria. Ky zhvillim i sotëm rikonfirmon angazhimin e përbashkët të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Wizz Air për të bërë udhëtimin ajror më të aksesueshëm, të qëndrueshëm dhe të këndshëm për të gjithë pasagjerët.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Official Airport Taxi’s

Steps from terminal, pro service and affordable.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.