
Ndani këtë informacion.
Qëllimi i eventit ishte forcimi i partneriteteve tregtare dhe promovimi i pranisë në rritje të LOT në tregun shqiptar, ndërkohë që u prezantuan edhe zhvillimet strategjike dhe suksesi i TIA-s.
Në konferencë u zhvilluan prezantime nga të dyja palët. LOT Polish Airlines prezantoi rrjetin e saj të gjerë me mbi 113 destinacione në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azi, të mbështetur nga një flotë moderne avionësh dhe lidhje efikase përmes aeroportit të Varshavës. U theksuan gjithashtu shërbimet e përmirësuara për pasagjerët, përfshirë ushqimet dhe pijet falas në fluturimet mbi 1.5 orë, përfitimet e anëtarësimit në Star Alliance dhe gamën e klasave të udhëtimit.
TIA prezantoi për pjesëmarrësit zhvillimet e mëdha të aeroportit gjatë viteve të fundit, përfshirë investimet infrastrukturore, zgjerimin e terminalit, shërbimet e avancuara për pasagjerët dhe rritjen e vazhdueshme të numrit të udhëtarëve. Aeroporti i Tiranës është pozicionuar si një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon.
“Ky partneritet me LOT Polish Airlines reflekton përkushtimin tonë të përbashkët për të ofruar më shumë mundësi, më shumë lidhje dhe një përvojë të përmirësuar për pasagjerët shqiptarë,” u shpreh Z. Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
“Tirana është një pikë gjithnjë e më e rëndësishme në hartën rajonale të LOT – jo vetëm si një destinacion në rritje për udhëtarët polakë, por edhe si një destinacion i rëndësishëm në Evropën Juglindore. Me fluturime të përditshme nga dhe drejt Varshavës, u ofrojmë pasagjerëve nga Shqipëria akses të lehtë në rrjetin tonë global në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Jemi krenarë që mbështesim zhvillimin e turizmit dhe lidhjeve tregtare mes dy vendeve tona dhe mbetemi të përkushtuar për forcimin e këtij partneriteti,” – u shpreh zëdhënësi i LOT Polish Airlines, z. Krzysztof Moczulski.
Pas prezantimeve, pjesëmarrësit morën pjesë në një koktejl networking-u, duke krijuar një hapësirë të lirë për diskutime, bashkëpunime dhe mundësi të reja partneriteti midis LOT dhe profesionistëve të turizmit shqiptar.
Ky aktivitet shënon një angazhim të përbashkët për të përmirësuar lidhjet ajrore, për të mbështetur turizmin dhe për të krijuar mundësi të reja udhëtimi mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al