
Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar, me aksioner kryesor Unionin Financiar Tiranë (UFT). Që prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
Union Bank ofron për të gjithë klientët e saj zgjidhje financiare nëpërmjet një game të gjerë produktesh, paketash të dedikuara dhe shërbimesh bankare për individët, bizneset e vogla dhe të mesme si dhe korporata, duke pasur në fokus aplikimin e proceseve operacionale sa më efiçente në funksion të një shërbimi të shpejtë dhe cilësor për klientët.
Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe 69 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, banka u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Përveç rrjetit të gjerë të degëve, për t’iu gjendur më pranë klientëve, Union Bank ofron shërbimin UB Online, një platformë moderne, e lehtë në përdorim e cila mundëson kryerjen e veprimeve bankare online në çdo kohë duke lehtësuar aktivitetin e përditshëm të klientëve individë dhe biznes.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.