Publikime

Shkruhet historia! Tirana International Airport numëron pasagjerin e 5 miliontë.

Publikuar nga

TIA në 20 Dhjetor 2022

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tirana International Airport (TIA), sot më datë 19 dhjetor 2022, regjistroi pasagjerin e saj të pesë miliontë.


Shifra e pasagjerit të pesë milontë u shënua këtë fundvit në momentin kur zonja Florie Gjoni, mbërriti në TIA për fluturimin e orës 14.10 me shoqërinë ajrore British Airëays, me destinacion aeroportin e Heathroë-s.


Për të shënjuar këtë arritje të rëndësishme dhe unike, përfaqësuesit e TIA-s dhe stafi i linjës ajrore British Airëays surprizoi pasagjeren fatlume në momentin e check in-it duke i dhuruar bileta për gjithë familjen e saj, në një nga destinacionet që ofron TIA.

69 vjeçarja me profesion mësuese, udhëtonte për të vizituar vajzën e saj e cila banon në Mbretërinë e Bashkuar.


Ajo nuk mund t'i fshihte emocionet në momentin kur stafi i TIA-s i komunikoi se ishte pasagjerja e përzgjedhur. Zonja Florie udhëton rrallë me avion por ky moment me siguri do i mbetet gjatë në memorie si ndër më të veçantët.


Edhe këtë vit që po lëmë pas, TIA ka performuar jashtëzakonisht mirë në raport me kërkesat në rritje të pasagjerëve duke ofruar më shumë se 65 destinacione.


Trafiku i pasagjerëve, këtë vit shënoi rritje prej 80% krahasuar me vitin 2021..


Dëshirojmë të shprehim mirënjohje për çdo pasagjer dhe jemi krenar që ju shërbëjmë çdo ditë në "porten hyrëse" më te madhe të vendit. Aeroporti je ti!

Publikuar nga

TIA në 20 Dhjetor 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.