Home Autorësia Njoftim ligjor Kontakt English
 
 
 
Informacion mbi kompaninë
Kontakti me shtypin
Njoftime për shtyp
Materiale informuese
Menaxhimi
Këshilli Administrativ
Profili i kompanisë
Fakte dhe shifra
Përgjegjësi sociale
Historia e Aeroportit
Ndërtimi
Vende Pune
Informacion Tenderi
Evente
Galeri fotosh
 
TIA 15 VJET - Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben

Të nderuar Kolegë, Të nderuar Bashkëpunëtorë,  

Jemi mbedhur këtu së bashku për të festuar 15-vjetorin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. 15 vjet më parë, Konsorciumi Tirana Airport Partners mori me koncesion nga Qeveria e Shqipërisë Aeroportin e Rinasit. Shumë prej jush kanë qenë këtu atë ditë, ose janë bashkuar fill pas kësaj. Njëri prej tyre është Drejtori ynë i Përgjithshëm i Operimeve, Z. Volker Wendefeuer, i cili ka qenë këtu që në ditën e parë. Jam krenar që ju uroj mirëseardhjen më të ngrohtë të gjithëve në këtë ceremoni, pavarësisht se sa kohë keni që punoni në aeroport, dhe ju falënderoj për punën e palodhur që kemi bërë, veçanërisht gjatë vitit 2020, një vit i 15-të që rezultoi tepër i vështirë për shkak të pandemisë.

Ne u përballëm me mbylljen e fluturimeve në datën 12 mars, rifillimin e tyre në qershor dhe aktualisht me kufizimin e udhëtimeve për pasagjerët tanë, por arritëm t’ia dilnim mjaft mirë vërtet, dhe besoj se mund të themi se arritëm rezultatet më të mira në lidhje me volumin e trafikut ajror dhe se qendruam në shërbim të pasagjerëve, shoqërive ajrore dhe të gjithë atyre, puna e të cilëve është në varësi të aeroportit tonë. Përgëzimet e mia shkojnë për të gjithë ju, për përkushtimin, vullnetin, punën e palodhur dhe kurajon e madhe që keni treguar në situata shqetësuese gjatë një periudhe shumë të gjatë dhe TIA është krenare për ju. Këtu mes nesh ndodhen 103 punonjës që i janë bashkuar TIA-s 15 vjet më parë, dhe ceremonia e sotme ju dedikohet juve, dhe TIA shpreh mirënjohjen e saj më të madhe për punën që ju keni bërë.

Një përvjetor pune nuk është vetëm një moment historik por simbolizon gjithashtu të gjitha emocionet e lidhura me vitet e punës së një punonjësi. Emocionet janë lumturi, gëzim dhe krenari, por ndonjëherë edhe zemërim, zhgënjim dhe madje mëri. Emocionet janë normale dhe njerëzore. Por, përkundër të gjitha emocioneve, dhe ndonjëherë me ndihmën e tyre, ne kemi punuar së bashku në mënyrë të disiplinuar. Kjo është më e rëndësishmja dhe arsyeja e suksesit tonë. Të gjithë meritoni të ndiheni të vyer dhe të vlerësuar. Të gjithë së bashku mund ta kthejmë kokën pas me kënaqësi, dhe në të njëjtën kohë ky Përvjetor duhet të na mbushë me forcë dhe besim për atë çka na pret përpara.

Prandaj, në emër të menaxhmentit të TIA-s dëshiroj të falënderoj secilin prej jush për përkushtimin dhe për faktin që keni dhënë më të mirën nga vetja juaj. Unë jam i vetëdijshëm se sa e vështirë është ndonjëherë puna e përditshme në aeroport, teksa kohët që po jetojmë nuk janë aspak normale, dhe TIA-s i është dashur të reduktojë stafin e saj për shkak të uljes së numrit të fluturimeve me 60% dhe kur shëndeti po rrezikohet çdo ditë për shkak të COVID-19. Por puna juaj shpërblehet. 

Prandaj, ndërsa festojmë këtë 15-vjetor të kompanisë sonë, ne festojmë suksesin tonë të përbashkët këtu në TIA, por gjithashtu falënderojmë bashkëshortet, bashkëshortët dhe fëmijët e secilit punonjës për sakrificat e tyre të mëdha.

Kjo ceremoni e gëzuar nuk do të ishte e plotë pa ju shprehur mirënjohjen tonë të thellë për ju. Dua t’ju falenderoj të gjithëve përzemërsisht. Faleminderit të gjithëve që jeni pjesë e TIA-s, për durimin dhe mbështetjen që i keni dhënë kompanisë sonë në periudhën më të vështirë kur ajo kishte vërtet nevojë.

Gezuar Pervjetorin!



 
   
 
 
 
 
Koha tani!
17°
Të drejtat e pasagjerëve
Shkarko ne formatin PDF!
 
 
Galeria
Click here!
Promocionet tona!
 
 
Lajmet e fundit
19 Tetor 2020
Tirana International Airport dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile firmosin Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit
Tiranë, 19 Tetor 2020 - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiran&...
Lexo më shumë!
6 Tetor 2020
TIA 15 VJET - Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben
Të nderuar Kolegë, Të nderuar Bashkëpunëtor&e...
Lexo më shumë!
30 Shtator 2020
Informacion për mediat e publikun
Informacion për mediat e publikunTIRANA, 30 Shtator 2020 - Tirana...
Lexo më shumë!
   
 
   
Copyright © Tirana International Airport 2014
Created by IMPULS
Të gjitha të drejtat e rezervuara.