Home Autorësia Njoftim ligjor Kontakt English
 
 
 
Pasagjerë & Vizitorë
Coronavirus Përditësim
Shërbime për pasagjerët
Dyqane
Bare dhe Restorante
Salla e Biznesit
Të drejtat e pasagjerëve
Valixhe të humbura
Ndihma e shpejtë
Kërkesa të veçanta
Shërbimi VIP
F. A. Q.
Dy fjalë mbi Shqipërinë
 
Masat dhe Rregulla - COVID-19
Informacion për pasagjerët në lidhje me masat dhe rregullat ndaj COVID-19 që Tirana International Airport ka në fuqi.



1. Për të hyë në terminal personat duhet të jenë të pajisur me maska.

2. Aeroporti të do vendosë një pikë të automatizuar ku pasagjerët mund të blejnë maska ose desinfektant personal.

3. Personat që do të hyjnë në terminal, si në nisje ashtu edhe në mbërritje, do të kalojnë në tunelin e dezinfektimit. Këto tunele dezinfektimi janë vënë në përputhje me urdhërin 266 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe materiali që përdoret për dezinfektim është Peroksid Hidrogjeni i holluar në ujë në masen 0.2%, sipas rekomandimit dhe miratimit të Institutit të Shëndetit Publik.

4. Në momentin e hyrjes në terminal, personat në nisje ashtu edhe në mbërritje do t’i nënshtrohen matjes së temperaturës, Çdo person i cili paraqet një temperaturë më të lartë se 37.5 do të intervistohet nga doktori i kompanisë dhe do të referohet sipas rastit.

5. Gjatë qëndrimit në terminal njerëzit duhet të respektojnë sinjalistikën, të mbajnë distancim fizik nga persona të tjerë, të përdorin karriget në terminal sipas sinjalistikës.

6. Fluksi i lëvizjes në terminal është me sens unik, hyrja kryhet vetëm në hyrjen 3, e cila ndodhet në zonën ballore të terminalit dhe dalja bëhet në portën anësore me drejtim nga parkimi.

7. Për kujdesin e higjenës personale janë vendosur dezinfektantë për duart në hyrje të terminalit, në hyrje të korridorit të sigurisë, si edhe në pjesën e mbërritjeve pranë zonës ku tërhiqen bagazhet.

8. Për sigurinë e pasagjerëve edhe të stafit aeroporti ka dyfishuar intervalin e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve brenda terminalit.

9. Bizneset që shërbejnë pije dhe ushqime në terminal aktualisht janë të mbyllura, për të siguruar një vazhdimësi në këto shërbime, aeroporti ka vendosur sisteme të automatizuara që ofrojnë pije të ngrohta dhe të ftohta, si dhe snacks.

10. Në terminal vazhdojnë të jenë të hapura me orare të reduktuara marketi CONAD që ndodhet në zonën pranë banakeve të pranimit të biletave si dhe Duty Free që ndodhet në zonën e nisjeve.

11. Shërbimi ForEx nga BKT në nisje dhe mbërritje operon me orar të reduktuar.

12. Shërbimi TAXI dhe linja autobuzit drejt Tiranës është përkohësisht jashtë shërbimit.
 
   
 
 
 
 
Koha tani!
14°
Të drejtat e pasagjerëve
Shkarko ne formatin PDF!
 
 
Galeria
Click here!
Promocionet tona!
 
 
Lajmet e fundit
   
 
   
Copyright © Tirana International Airport 2014
Created by IMPULS
Të gjitha të drejtat e rezervuara.