FLUTURIMET

  • 11:25Bologna/Bolonje - 2B 229
  • 11:40Karlsruhe - W6 6617
  • 11:45Treviso - W6 3851
  • 12:45Perugia - 2B 273
  • 12:45Memmingen Allgaeu Airport - W6 3843

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Rregullat e hyrjes në Zvicër

28.09.2021

Edhe nëse vini nga një vend me nivel të lartë rreziku, mund të hyni në Zvicër nëse plotësoni të paktën një nga kërkesat e mëposhtme:

 

Keni kombësi zviceriane.

 

Jeni mbajtës të një dokumenti udhëtimi (psh. Pasaportë ose kartë identiteti) dhe:

·         Një leje qëndrimi zviceriane (lejeqëndrimi L/B/C/Ci);

·         Një leje lëvizjeje ndërkufitare (leje G);

·         Një kartë legjitimimi FDFA;

·         Vizë D e lëshuar nga Zvicra

·         Një vizë C e lëshuar nga Zvicra pas 16 Marsit të 2020 në një rast përjashtimor të vlefshëm ose për të punuar me një kontratë afatshkurtër;

·         Një garanci leje qëndrimi

·         Konfirmimi I njoftimit për ofrimin e shërbimeve ndërkufitare deri në 90 ditë në cdo vit kalendarik (psh. Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar);

 

Jeni mbajtës të një dokumenti udhëtimi për refugjatë ose individë pa kombësi të lëshuar nga Zvicra, një pasaporte për individë të huaj të lëshuar nga Zvicra, një residence të vlefshme ose një leje qëndirmi e vlefshme, ose një Leje-F.

 

Keni të drejtën e lëvizjes së lirë. Nëse ju kërkohet të jeni të pajisur me vizë, një vizë Shengen C, një vizë e vlefshme D ose një leje qëndrimi Shengen e vlefshme mjaftojnë. (Shiko: “Kush ka të drejtën e lëvizjes së lirë?”)

 

Jenin ë një situatëe nevoje të vecantë (shiko më poshtë). Autoriteti I kontrollit kufitar do të vlerësoje domosdoshmërinë dhe rëndësinë e situatës.

 

Mund të provoni se jeni vaksinuar me një vaksinë të njohur (shiko: “Si mund ta provoj që jam I vaksinuar?”). Në këtë rast, mund të hyni me një vizë Shengen të lëshuar nga cilido shtet I Shengen përpara 16 Marsit 2020.

 

Jeni nën 18 vjec dhe udhëtoni me një të rritur që është I vaksinuar plotësisht (prindër, vëllezër/motra, gjyshër dhe kujdestar).

 

Jeni duke udhëtuar transit në Zvicër, me qëllimin dhe mundësinë e hyrjes në një shtet tjetër. (Shiko: Të udhëtuarit transit përmes Zvicrës”)

 

Duhet të jeni të aftë të provoni se I përmbushni kërkesat e lartë përmendura. Dokumentat e duhura duhet ti paraqiten kontrollit kufitar ose në momentin kur aplikoni për vizitë.