Home Autorësia Njoftim ligjor Kontakt English
 
 
 
Tirana City Break
Vizitoni Shqiperine
 
Pak fjalë rreth Shqipërisë
Shqipëria është e pozicionuar në zemër të mesdheut dhe shtrihet përgjatë detit Adriatik dhe detit Jon. Ajo është një ndër destinacionet më tërheqëse në rajon. Deri më tani, e vizituar nga pak njerëz Shqipëria është një destinacion mjaft interesant. Numri gjithmonë në rritje i vizitorëve po sjell një frymë të re civilizimi dhe kulture që e bën këtë vend Europian gjithmonë e më tërheqës.

Shqipëria ka një vijë të bukur bregdetare që zgjatet në brigjet e detit Adriatik duke nisur prej Malit të Zi deri në gjirin e Vlorës, ku Adriatiku takon detin Jon. Prej këtu e më tej, në drejtim të jugut, shtrihet bregdeti shkëmbor i krijuar prej zbritjes së thiktë në det të maleve të larta që mbizotërojnë në atë zonë.

Malet dhe lumenjtë e shumtë të Shqipërisë ofrojnë mundësi të ndryshme për turizëm sportiv, përfshirë shumë lloje sportesh, përkrah mundësisë për shijimin e një natyre të mrekullueshme.

Historia dhe kultura e vendit është magjepsëse. Disa qytete shqiptare ruajnë një paraqitje që ka ndryshuar pak me kalimin e shumë brezave dhe ruajnë në gjirin e vet zbulime arkeologjike që shkojnë prapa në histori për më shumë se 2000 vjet. Vendzbulime të shumta arkeologjike e bëjnë Shqipërinë tejet të përshtatshme për turizëm të interesave të veçanta.

Për më tepër informacion, ju lutem klikoni në faqen zyrtare të Entit të Turizmit. http://albania.al/ 
 
   
 
 
 
 
Koha tani!
28°
Të drejtat e pasagjerëve
Shkarko ne formatin PDF!
 
 
Galeria
Click here!
Promocionet tona!
 
 
Lajmet e fundit
1 Korrik 2020
KOMPANIA AJRORE WIZZ AIR HAPI SOT BAZËN E RE TË AVIONËVE NË TIRANË
Tiranë, 1 korrik 2020: Wizz Air, linja më e madhe ajrore me ...
Lexo më shumë!
14 Qershor 2020
Drejtori i Aeroportit të Tiranës shpreh nevojën për të vepruar me shpejtësi dhe me guxim
Në më të fundit prej artikujve të “Internati...
Lexo më shumë!
12 Qershor 2020
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret fluturimin e parë çarter turistik nga Bjellorusia
Tiranë, 12 Qershor 2020 - Aeroporti Ndërkombëtar i Tira...
Lexo më shumë!
   
 
   
Copyright © Tirana International Airport 2014
Created by IMPULS
Të gjitha të drejtat e rezervuara.