FLUTURIMET

  • 19:10Rome Fiumicino - AZ 583
  • 19:30London Heathrow - BA 2649
  • 03:30Sabiha Gokcen Intl. - PC 282
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:10Milan Malpensa - W6 6607

Home > Kompania > Historia e aeroportit

Historia e aeroportit

Aeroporti i Rinasit, sot i quajtur Tirana International Airport "Nënë Tereza" është ndërtuar gjatë periudhës kohore 1955 -1957. Aeroflot, Jat, Malev, Tarom dhe Interflug, ishin kompanitë ajrore që operonin në Shqipëri deri në vitin 1960. Trafiku arrinte deri në dy fluturime në ditë.

 

Mbas vitit 1960 deri në vitin 1978, shoqëri të shumta ajrore ndërprenë operimet e tyre në Shqipëri, për shkak të izolimit politik të vendit mbas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik, i cili solli si rezultat një ulje të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve.

 

Gjatë periudhës 1965-1974 u kryen dhe u zbatuan disa përmirësime të shërbimeve në aeroport.

 

Gjatë viteve 1980 dhe 1990, si rezultat i zhvillimit të përgjithshëm teknologjik në fushën e aviacionit civil në të gjithë botën, edhe Shqipëria ndërmori një sërë përmirësimesh të shërbimeve të aeroportit në mënyrë që të përshtateshin me standardet e kërkuara ndërkombëtare.

 

Si rezultat i ndryshimeve politike në Europën Lindore, u rritën në mënyrë të konsiderueshme kontaktet e zyrtarëve qeveritarë me vendet perëndimore.

 

Si rrjedhojë e ndryshimeve politike dhe sociale në Shqipëri gjatë viteve 1992 - 2000, u rrit numri i fluturimeve dhe kompanive ajrore që operonin në Shqipëri. Duke u ballafaquar me nevojat për zhvillim të mëtejshëm të Tirana International Airport "Nënë Tereza", Këshilli i Ministrave vendosi të shpallë për investitorët ndërkombëtarë ndërtimin e një terminali të ri dhe shërbimeve të tjera, si dhe operimin e aeroportit. Procedurat konkurruese u mbyllën në fund të vitit 2003 dhe në datën 23 Prill 2005 Tirana International Airport (TIA, konsorciumi i përbërë nga HOCHTIEF AirPort GmbH, Deutsche Investitions- und Entwicklungsgesellschaft bmH (DEG) dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (FSHAN)) filloi operimet tek Tirana International Airport "Nënë Tereza".

 

Në 2005, TIA mori Aeroportin e Rinasit kur trajtoi rreth 600,000 pasagjerë. Dymbëdhjetë vjet më vonë, duke demonstruar rritje të ndjeshme, Aeroporti ofron shërbime për më shumë se 1.9 milion pasagjerë në vit dhe tani është një portë moderne për vendin, duke ndryshuar imazhin e Shqipërisë. Që nga viti 2005, më shumë se 70 milion EUR janë investuar në zhvillimin dhe zgjerimin e Aeroportit.

 

Më 1 Prill 2016, Qeveria e Shqipërisë dhe TIA nënshkruan një ndryshim në Marrëveshjen e Koncesionit të TIA dhe morën një hap të madh drejt zhvillimit të transportit ajror dhe liberalizimit të fluturimeve ndërkombëtare në Shqipëri. Periudha e Koncesionit e TIA u zgjat menjëherë me dy vjet, pra deri në Prill 2027, në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare.

 

Më datë 1 Prill 2016, Qeveria e Shqipërisë dhe TIA nënshkruan një amendament të Marrëveshjes së Koncesionit të TIA-s duke ndërmarrë një hap të konsiderueshëm drejt zhvillimit të transportit ajror dhe liberalizimit të fluturimeve ndërkombëtare në Shqipëri. Afati i Koncesionit i TIA-s u zgjat menjëherë për dy vite të tjera përkatësisht deri në Prill 2027 duke lejuar hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare.    

 

Me datën 6 tetor 2016 China Everbright Limited (CEL kodi i aksioneve në bursë: 165.HK), një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur ne Hong Kong, merr në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s.

 

Që më datën 18 Dhjetor 2021, Kastrati Group një kompani lider e pavarur me bazë në Shqiperi, e themeluar që në vitin 1990, zotëron 100% të kapitalit aksionar të TIA-s. Kastrati Group u krijua në fillim të viteve 1990 në Shqipëri. Përmes rrjetit dhe zyrave përfaqësuese; Kastrati Group është pozicionuar dukshëm në të gjitha rajonet e rëndësishme në të gjithë botën.