FLUTURIMET

  • 11:40Karlsruhe - W6 6617
  • 11:45Treviso - W6 3851
  • 12:45Perugia - 2B 273
  • 12:45Memmingen Allgaeu Airport - W6 3843
  • 13:25Budapest - W6 2234

Home > Si shkohet në aeroport > Taksi

TIA TAXI

Rruga më e shpejtë për të arritur në TIA është me taksi e cila ofrohet në të gjithe qytetet e Shqipërisë dhe në të gjitha zonat e banuara. Udhëtimi nga Tirana International Airport për në qëndrën e Tiranës zgjat 20-25 minuta, në varësi të trafikut dhe kushton 2500 LEK ose (20 EUR) për rrugë (një drejtim).

Shërbimi i taksive në aeroportin e Tiranës sigurohet nga kompania Auto Holiday Albania (AHA). Kompania AHA është e specializuar në lëvizjen me taksitë e aeroportit në/nga Tirana, e më tej në të gjithë qytetet e Shqipërisë për individë dhe grupe individësh, duke theksuar mirësjelljen, profesionalizmin dhe përkushtimin personal me çmime të favorshme, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Për të rezervuar taksitë paraprakisht online ju lutemi vizitoni website www.tiataxi.al dhe plotësoni formularin ne linkun e mëposhtëm për të rezervuar taksinë tuaj.

https://www.tiataxi.al/

Shënim: Ne rekomandojmë që pasagjerët të përdorin vetëm taksitë e licensuara nga aeroporti, të cilat janë me ngjyrë të verdhë me logon Auto Holiday Albania dhe logon e aeroportit në të dyja anët e automjeteve taksi. Në aeroport këto automjete taksi parkojnë në zonën përballë terminalit dhe pranë zonës së pick-up-it të terminalit.

Kontakt:

 

Call center: +355699999300/+355696065444/+355696065333

E-Mail: info@tiataxi.al/operations@tiataxi.al

Website: tiataxi.al