FLUTURIMET

  • 19:10Rome Fiumicino - AZ 583
  • 19:30London Heathrow - BA 2649
  • 03:30Sabiha Gokcen Intl. - PC 282
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:10Milan Malpensa - W6 6607

Home > Covid-19 > Rregullat dhe masat

COVID-19 Rregullat dhe Masat

Informacion për pasagjerët në lidhje me masat dhe rregullat ndaj COVID-19 që Tirana International Airport ka në fuqi.



1. Për të hyë në terminal personat duhet të jenë të pajisur me maska.

2. Aeroporti të do vendosë një pikë të automatizuar ku pasagjerët mund të blejnë maska ose desinfektant personal.

3. Personat që do të hyjnë në terminal, si në nisje ashtu edhe në mbërritje, do të kalojnë në tunelin e dezinfektimit. Këto tunele dezinfektimi janë vënë në përputhje me urdhërin 266 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe materiali që përdoret për dezinfektim është Peroksid Hidrogjeni i holluar në ujë në masen 0.2%, sipas rekomandimit dhe miratimit të Institutit të Shëndetit Publik.

4. Në momentin e hyrjes në terminal, personat në nisje ashtu edhe në mbërritje do t’i nënshtrohen matjes së temperaturës, Çdo person i cili paraqet një temperaturë më të lartë se 37.5 do të intervistohet nga doktori i kompanisë dhe do të referohet sipas rastit.

5. Gjatë qëndrimit në terminal njerëzit duhet të respektojnë sinjalistikën, të mbajnë distancim fizik nga persona të tjerë, të përdorin karriget në terminal sipas sinjalistikës.

6. Fluksi i lëvizjes në terminal është me sens unik, hyrja kryhet vetëm në hyrjen 3, e cila ndodhet në zonën ballore të terminalit dhe dalja bëhet në portën anësore me drejtim nga parkimi.

7. Për kujdesin e higjenës personale janë vendosur dezinfektantë për duart në hyrje të terminalit, në hyrje të korridorit të sigurisë, si edhe në pjesën e mbërritjeve pranë zonës ku tërhiqen bagazhet.

8. Për sigurinë e pasagjerëve edhe të stafit aeroporti ka dyfishuar intervalin e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve brenda terminalit.

9. Në terminal vazhdojnë të jenë të hapura me orare të reduktuara marketi CONAD që ndodhet në zonën pranë banakeve të pranimit të biletave si dhe Duty Free që ndodhet në zonën e nisjeve.

10. Shërbimi ForEx nga BKT në nisje dhe mbërritje operon me orar të reduktuar.