Home Autorësia Njoftim ligjor Kontakt English
 
 
 
Informacion mbi kompaninë
Kontakti me shtypin
Njoftime për shtyp
Materiale informuese
Menaxhimi
Këshilli Administrativ
Profili i kompanisë
Fakte dhe shifra
Përgjegjësi sociale
Historia e Aeroportit
Ndërtimi
Vende Pune
Informacion Tenderi
Evente
Galeri fotosh
 
Ura lidhëse e Shqipërisë me botën: Tirana International Airport

Objektivat e TIA-s
Objektivi i TIA-s është t’i sigurojë Shqipërisë një shërbim me prestigj ndërkombëtar i cili ofron efektshmëri, siguri dhe shërbime të klasit të parë për pasagjerët dhe për shoqëritë ajrore. Përshtypja e parë dhe e fundit e Shqipërisë, do të jetë aeroporti i mirëadministruar.

 

China Everbright Limited (CEL kodi i aksioneve në bursë: 165.HK), një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur ne Hong Kong, ka marrë në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s, që më datën 6 Tetor 2016.

Duke filluar nga data 23 Prill 2005, e gjithë përgjegjësia për zhvillimin, operimin dhe menaxhimin e Tirana International Airport Nënë Tereza ka qenë në dorën e Tirana International Airport SHPK (TIA), me ortakët AviAlliance GmbH (më parë e njohur si HOCHTIEF AirPort GmbH), DEG - Deutsche Investitions- und Entwicklungsgesellschaft mbH (DEG) si dhe Albanian-American Enterprise Fund (AAEF).

CEL,themeluar në1997, është  një degë ndërkombëtare e investimeve të China Everbright Group, një kompani shërbimesh të ndryshme financiare. CEL menaxhon 33 fonde private ekuitetesh dhe zotëron më shumë se 8.7 miliardë dollarë në asete në administrim. CEL ka përvojë të gjerë në industrinë e aviacionit dhe është ortaku i vetëm më i madh i

China Aircraft Leasing Group Holdings Limited me aksione të listuar në bursën e Hong Kong (kodi i aksioneve në bursë: 1848.HK).

Në vitin 2005, TIA mori në administrim Aeroportin e Rinasit me një numër pasagjerësh prej përafërsisht 600,000. Dymbëdhjetë vite më vonë, duke treguar një rritje të konsiderueshme, Aeroporti i shërben një numri prej më shumë se 1.9 milion pasagjerësh në vit dhe është tashmë një portë moderne drejt vendit duke ndryshuar imazhin e Shqipërisë. Më shumë se 70 milionë Euro janë investuar në zhvillimin dhe zgjerimin e Aeroportit.

Më datë 1 Prill 2016, Qeveria e Shqipërisë dhe TIA nënshkruan një amendament të Marrëveshjes së Koncesionit të TIA-s duke ndërmarrë një hap të konsiderueshëm drejt zhvillimit të transportit ajror dhe liberalizimit të fluturimeve ndërkombëtare në Shqipëri. Afati i Koncesionit i TIA-s u zgjat menjëherë për dy vite të tjera përkatësisht deri në Prill 2027 duke lejuar hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare.    

 

 
   
 
 
 
 
Koha tani!
23°
Të drejtat e pasagjerëve
Shkarko ne formatin PDF!
 
 
Galeria
Click here!
Promocionet tona!
 
 
Lajmet e fundit
19 Qershor 2019
Fluturime çarter midis Moskës dhe Tiranës
Tirana International Airport (TIA) organizoi një ceremoni të...
Lexo më shumë!
17 Qershor 2019
Fillojnë fluturimet Tiranë–Londër me Albawings
Të Dielën më datë 16 Qershor 2019 u organizua cere...
Lexo më shumë!
6 Maj 2019
TIA bëhet pjesë e fushatës së dhurimit të gjakut për fëmijët talasemik
Më 5 Qershor 2019, Stafi i Aeroporti Ndërkombëtar t&eum...
Lexo më shumë!
   
 
   
Copyright © Tirana International Airport 2014
Created by IMPULS
Të gjitha të drejtat e rezervuara.