Home Autorësia Njoftim ligjor Kontakt English
 
 
 
Pasagjerë & Vizitorë
Shërbime për pasagjerët
Dyqane
Bare dhe Restorante
Salla e Biznesit
Të drejtat e pasagjerëve
Valixhe të humbura
Ndihma e shpejtë
Kërkesa të veçanta
Shërbimi VIP
F. A. Q.
Dy fjalë mbi Shqipërinë
 
Albania in a spot
1 from 10 photos       
Mes Bridge in Shkodra
Photo: Armand Habazaj

Tirana International Airport "Nënë Tereza" është aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë dhe për këtë arsye luan një rol të rëndësishëm për vendet që ndodhet në Gadishullin e Ballkanit. Ky aeroport shërben, përveç të tjerave, për transportin ajror të shqiptarëve dhe komunitetit të tyre në të gjithë botën. Me shumë shoqëri ajrore që fluturojnë në shumë destinacione, Tirana International Airport "Nënë Tereza" shërben si portë dalëse për në botë.

Shqipëria është një destinacion tërheqes pushimesh. Ky vend i Europës Juglindore me klimën e tij mesdhetare dhe verën e thatë e të nxehtë është duke u shndërruar gradualisht në një vend të mrekullueshëm për pushime. Veçanërisht 450 km e bregdetit të Adriatikut dhe Jonit janë një pjesë tërheqëse për turizëm dhe sporte. Por dhe malet dhe parqet kombëtare mirëpresin vizitorë. Vendi po bëhet gjithnjë e më i njohur për vizitorët nga vendet fqinje, si dhe nga e gjithë bota

Fakte mbi Shqipërinë

• Vendet fqinje: Mali i Zi dhe Kosova në Veri dhe në Verilindje të vendit, Republika e Maqedonisë në Lindje dhe Greqia në Jug
• Sipërfaqja: 28.748 kilometër katrorë
• Popullsia: Referuar INSTAT, Shqipëria ka një popullsi prej 3.15 mil banorë.
• Gjuha: Gjuha zyrtare në Shqipëri është gjuha shqipe, e cila është degë e familjes Indo-Europiane
• Besimi Fetar: Tre besimet fetare kryesore në Shqipëri janë feja myslimane, ortodokse dhe katolike.

Hyrja në Shqipëri

Për më shumë informacione në lidhje me vizat për të huajt që udhëtojne për në Shqipëri ju lutemi vizitoni faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Për më shumë informacione në lidhje me qytetarët shqiptarë që hyjne dhe dalin nga Shqipëria, lutemi klikoni këtu.

 
   
 
 
 
 
Koha tani!
12°
Të drejtat e pasagjerëve
Shkarko ne formatin PDF!
 
 
Galeria
Click here!
Promocionet tona!
 
 
Lajmet e fundit
29 Nëntor 2019
TIA dhuron 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Tiranë, 29 Nëntor 2019 - Aeroporti Ndërkombëtar i ...
Lexo më shumë!
28 Nëntor 2019
EasyJet vjen për herë të parë në TIA me dy fluturime direkte: Milano dhe Gjenevë
EasyJet, gjiganti britanik i fluturimeve me kosto të ulët vj...
Lexo më shumë!
1 Tetor 2019
Air Albania: Nisin fluturimet e reja drejt Romës, Milanos dhe Bolonjës
Tiranë, 1 Tetor 2019 – Kompania ajrore Air Albania filloi t...
Lexo më shumë!
   
 
   
Copyright © Tirana International Airport 2014
Created by IMPULS
Të gjitha të drejtat e rezervuara.