Home Autorësia Njoftim ligjor Kontakt English
 
 
 
Pasagjerë & Vizitorë
Shërbime për pasagjerët
Dyqane
Bare dhe Restorante
Salla e Biznesit
Të drejtat e pasagjerëve
Valixhe të humbura
Ndihma e shpejtë
Kërkesa të veçanta
Shërbimi VIP
F. A. Q.
Dy fjalë mbi Shqipërinë
 
F. A. Q

1. Si mund të shkoj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës?
Ju lutem i referohuni menusë Si shkohet në Aeroport & Parking në faqen kryesore të internetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

2. Si mund të marr informacionin e fluturimit?
Ju lutem referohuni menusë së Informacionit të Fluturimeve në faqen kryesore të internetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Por ju lutemi mbani në vëmendje që informacioni i dhënë në këtë orar fluturimesh mund të ndryshojë. Kur të planifikoni udhëtimin tuaj, ju lutemi kontaktoni më parë linjën ajrore me të cilën do të fluturoni. TIA nuk mban përgjegjësi për saktësinë e këtyre informacioneve. Për më shumë informacion mund të drejtoheni tek këndi i informacionit, që ndodhet në sallën e check-in-it ose telefononi në +355 4 2381 800. Punonjësit tanë do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë.

3. Ku mund të udhëtoj brenda zonës Shengen pa u pajisur më parë me vizë?
Rregullorja e re e marrëveshjes për udhëtim pa vizë të pasagjerëve shqiptarë të pajisur me pasaportë biometrike aplikohet për gjitha vendet e zonës Shengen, siç vijon më poshtë, me përjashtim të Anglisë dhe Irlandës. Kjo do të thotë që në vendet e mëposhtme lejohet udhëtimi pa vizë:
Austri, Belgjikë, Bullgari, Çeki, Danmarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Latvi, Lituani, Luksemburg, Maltë, Hollandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër.

4. Ku pihet duhan në TIA?
Në përputhje me politikat për krijimin e një ambienti miqësor e të shëndetshëm për pasagjerët, Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës po aplikon një politikë të rreptë të ndalimit të duhanit në terminal. Për duhanpirësit ka vetëm një zonë të caktuar ku lejohet duhani: ajo është tek nisjet, ka një sallë të dedikuar për pirjen e duhanit, si dhe jashtë terminalit.

5. Cilat janë sendet të cilat konsiderohen si mallra të rrezikshme dhe nuk janë të lejuara në bord?
Të gjitha bagazhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës i nënshtrohen masave të rrepta të kontrollit të sigurisë. Shembuj të artikujve të rrezikshëm të ndaluara në avion përfshijnë:
• eksplozivët, municioneve dhe fishekzjarre
• gazrat të kompresuar
• materiale gërryese
• fluide dhe materiale të ngurta të cilat marrin flakë
• materiale radioaktive
• Ilaçe mjekësore dhe pijet alkoolike në sasi të kufizuar
• materiale toksike ose infektive
• substanca oxidante dhe peroksidet organike
• materialet që përmban lëndë djegëse

6. Cilat janë sendet që nuk lejohen në bagazhin tim të dorës?
Ju lutem konsultohuni me linjat ajrore përkatëse për sendet të cilat ndalohen në bordin e avionit. Një listë e artikujve të tillë përfshin:
• thika
• gërshërë
• makina rroje
• set për thonjtë
• shkopa beisbolli
• set golfi
Në përputhje me Direktivën e Bashkimit Evropian, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zbaton rregullat e sigurisë të cilat kufizojnë sasinë e lëngjeve që duhet të kalojnë në pikat e kontrollit. Në këtë mënyrë, pasagjerëve ju lejohet të marrin me vete në çantat e dorës vetëm një sasi të kufizuar lëngjesh. Këto lëngje duhet të jenë të paketuara dhe secili prej tyre nuk duhet ta kalojë sasinë prej 100 mililitrash. Të gjithë artikujt me përmbajtje lëngu duhet të jenë të mbështjellë me qese transparente që mund të hapet e rimbyllet, dhe çdo pasagjer lejohet të marrë me vete jo më shumë se një litër lëngje. Këto rregulla janë vetëm për çantat e dorës dhe nuk ka asnjë problem nëse këto produkte janë paketuar në bagazhet e mëdha. Objekt kontrolli janë: uji dhe lëngjet e tjera, supa, shurupi, kremra, locione dhe vaj, parfume, sprajt, xhel (ku përfshihet xheli për flokë dhe për dush), produktet e presuara (ku përfshihen pasta e rrojës, shkuma të tjera dhe deodorantë), pastë dhëmbësh, përzierje lëngjesh, rimeli si dhe çdo artikull tjetër me përmbajtje të ngjashme.

7. Nëse kam një fëmijë i cili udhëton i pashoqëruar, si duhet të veproj?
Stafi i TIA-s merr përsipër të shoqërojë fëmijën (mosha deri 12 vjeç) duke firmosur një formular të posaçëm dhe do ta dorëzojnë tek pritësit që janë të deklaruar në këtë formular. Pasi të jenë kryer procedurat tek policia kufitare, fëmija shoqërohet tek pritësit të cilët duhet të paraqesin një dokument indentifikimi (e detyrueshme).
Personi që pret femijën duhet të jetë i njëjtë me personin e deklaruar në formularin e firmosur nga prindërit. Ky procedurë e fundit është e detyrueshme.

8. Në rast se kam një bagazh mbi peshën apo përmasat e lejuara, çfarë duhet të bëj?
Në lidhje me bagazhet mbipeshë ose jashtë përmasave të lejuara, çdo kompani ajrore ka limitet e saj, kështu që për informacion, të interesuarit duhet të vizitojnë faqet zyrtare të kompanisë airore me të cilën duan të udhëtojnë.

9. Ku mund t’i tërheq bagazhet e mia?
Informacioni mbi bagazhet për pasagjerët në momentin e mbërritjes jepet nga monitorët e posaçëm të vendosur në zonën e mbërritjeve dhe pranë rripave të transportimit të tyre.
Përgjegjësia për trajtimin e bagazheve i përket linjave ajrore dhe agjentëve të tyre.

10. Kë duhet të kontaktoj për probleme me bagazhet e mia?
Zyra e bagazheve të humbura gjendet në zonën e Mbërritjeve në terminal. Nëse dëshironi të kërkoni informacion për valixhen e humbur, mund të kontaktoni +355 42381 681/2

11. Ku mund të pres për të takuar miqtë dhe të afërmit?
Pasagjerët të cilët udhëtojnë drejt TIA-s mund të priten jashtë zonës së Mbërritjeve. Për më tepër informacion mund të drejtoheni në pikën e informacionit të aeroportit në terminal apo të telefononi Call Center +355 4 2381 800

12. Ku mund të gjej informacion udhëtimi?
Ju lutem vizitoni faqen e Organizatës Kombëtare të Turizmit e pranishme ne faqen e internetit të TIA-s.

13. Ku mund të depozitoj bagazhin tim?
Sipas legjislacionit të fundit antiterrorizëm në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nuk ka hapësira për depozitimin e bagazhit

14. Si mund ta kaloj kohën time në zonat e Terminalit?
Opsionet e mëposhtme janë të disponueshme për vizitorët e aeroportit / udhëtarët nën menunë Dyqane, Bare & Restorante në faqen e internetit të TIA-s.

15. Si të raportoj një shqetësim për një rast mitmarrjeje?
Në rast se dëshironi të raportoni shqetësimin për një rast mitmarrjeje, ju lutem shkruani në adresën: tiafraudprevention@yahoo.com

 
   
 
 
 
 
Koha tani!
10°
Të drejtat e pasagjerëve
Shkarko ne formatin PDF!
 
 
Galeria
Click here!
Promocionet tona!
 
 
Lajmet e fundit
29 Nëntor 2019
TIA dhuron 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Tiranë, 29 Nëntor 2019 - Aeroporti Ndërkombëtar i ...
Lexo më shumë!
28 Nëntor 2019
EasyJet vjen për herë të parë në TIA me dy fluturime direkte: Milano dhe Gjenevë
EasyJet, gjiganti britanik i fluturimeve me kosto të ulët vj...
Lexo më shumë!
1 Tetor 2019
Air Albania: Nisin fluturimet e reja drejt Romës, Milanos dhe Bolonjës
Tiranë, 1 Tetor 2019 – Kompania ajrore Air Albania filloi t...
Lexo më shumë!
   
 
   
Copyright © Tirana International Airport 2014
Created by IMPULS
Të gjitha të drejtat e rezervuara.