Home Autorësia Njoftim ligjor Kontakt English
 
 
 
Informacion mbi kompaninë
Kontakti me shtypin
Njoftime për shtyp
Materiale informuese
Menaxhimi
Këshilli Administrativ
Profili i kompanisë
Fakte dhe shifra
Përgjegjësi sociale
Historia e Aeroportit
Ndërtimi
Vende Pune
Informacion Tenderi
Evente
Galeri fotosh
 
Njoftim për shtyp

CHINA EVERBRIGHT LIMITED MERR NË ZOTËRIM 100% TË KAPITALIT AKSIONAR TË TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT

 

7 Tetor 2016 - Tirana International Airport (TIA) njofton se China Everbright Limited (CEL kodi i aksioneve në bursë: 165.HK), një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur ne Hong Kong, merr në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s.

 

“Me kënaqësi njoftojmë një epokë ndryshimi me China Everbright Limited,” u shpreh Z. Rolf Castro-Vasquez, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s. “Ortakët tashmë në ikje, AviAlliance, DEG dhe AAEF, si edhe të gjithë punonjësit kanë punuar për zhvillimin e aeroportit dhe me krenari i kanë shërbyer pasagjerëve të tij duke ofruar standarde bashkëkohore. Shpresojmë për zhvillime të mëtejshme me ortakun e ri China Everbright Limited, duke ofruar atë për të cilën kanë nevojë dhe dëshirojnë udhëtarët tanë,” shtoi ai.

 

Duke filluar nga data 23 Prill 2005, e gjithë përgjegjësia për zhvillimin, operimin dhe menaxhimin e Tirana International Airport Nënë Tereza ka qenë në dorën e Tirana International Airport SHPK (TIA), me ortakët AviAlliance GmbH (më parë e njohur si HOCHTIEF AirPort GmbH), DEG - Deutsche Investitions- und Entwicklungsgesellschaft mbH (DEG) si dhe Albanian-American Enterprise Fund (AAEF).

 

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i CEL, Z. Chen Shuang, u shpreh se “Me mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe stafin menaxherial të TIA-s, CEL ka kënaqësinë të mbyllë procesin e blerjes së Tirana International Airport. Blerja përbën një metodë proaktive të koorporatës për të identifikuar mundësi të mira investimi në infrastrukturë e cila përputhet me Nismën e Kinës mbi Rrugën e Mëndafshtë. Kjo shënon gjithashtu lëvizjen e parë të Fondit të Infrastrukturës China Everbright, i cili është në proces themelimi. Me mbështetjen dhe burimet e CEL, TIA mund të zhvillojë më tej facilitetet dhe pajisjet e saj, për të bërë dallim të shkëlqyer në çdo aspekt. Gjithashtu, me lidhjet e shumta të CEL në Kinë, ne besojmë se tregtia dhe turizmi dhe ndërmjet dy vendeve do të promovohet më tej. Për këtë arsye kjo blerje ka një domethënie dhe vlerë të veçantë”, tha ai.

 

CEL,themeluar në1997, është  një degë ndërkombëtare e investimeve të China Everbright Group, një kompani shërbimesh të ndryshme financiare. CEL menaxhon 33 fonde private ekuitetesh dhe zotëron më shumë se 8.7 miliardë dollarë në asete në administrim. CEL ka përvojë të gjerë në industrinë e aviacionit dhe është ortaku i vetëm më i madh i

China Aircraft Leasing Group Holdings Limited me aksione të listuar në bursën e Hong Kong (kodi i aksioneve në bursë: 1848.HK).

Në vitin 2005, TIA mori në administrim Aeroportin e Rinasit me një numër pasagjerësh prej përafërsisht 600,000. Dymbëdhjetë vite më vonë, duke treguar një rritje të konsiderueshme, Aeroporti i shërben një numri prej më shumë se 1.9 milion pasagjerësh në vit dhe është tashmë një portë moderne drejt vendit duke ndryshuar imazhin e Shqipërisë. Më shumë se 70 milionë Euro janë investuar në zhvillimin dhe zgjerimin e Aeroportit.

 

Më datë 1 Prill 2016, Qeveria e Shqipërisë dhe TIA nënshkruan një amendament të Marrëveshjes së Koncesionit të TIA-s duke ndërmarrë një hap të konsiderueshëm drejt zhvillimit të transportit ajror dhe liberalizimit të fluturimeve ndërkombëtare në Shqipëri. Afati i Koncesionit i TIA-s u zgjat menjëherë për dy vite të tjera përkatësisht deri në Prill 2027 duke lejuar hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare.    

 

------

 

Rreth China Everbright Limited

 

China Everbright Limited (“CEL”, kodi i aksioneve në bursë: 165.HK), themeluar në Hong Kong në vitin 1997, ndjek në mënyrë të vazhdueshme strategjinë e saj të “Menaxhimit të Përgjithsëm të Aseteve” me fokus të veçantë në menaxhimin e aseteve përtej kufirit dhe biznese investimi. CEL menaxhon një portofol të fondeve të ekuitetit privat, fonde të kapitalit të investuar, fonde të fokusit në sektor, fonde huash të varura, si dhe fonde të investimit të kapitalit, të gjitha të operuara nëpërmjet një platforme ndërkombëtare menaxhimi duke i ofruar investitorëve të huaj mundësi për të eksploruar dhe investuar në kompani me mundësi zhvillimi të shpejtë në Kinën kontinentale. CEL kërkon gjithashtu mundësi investimi nga jashtë vendit si dhe siguron shërbime të ndryshme financiare për klientët e saj vendas.   

 

China Everbright Limited, një anëtare e China Everbright Group, është ortaku i dytë më i madh i Everbright Securities (kodi i aksioneve në bursë: 601788.SH, 6178.HK), një ortak strategjik i China Everbright Bank (kodi i aksioneve në bursë: 601818.SH, 6818.HK), ortaku i vetëm më i madh i China Aircraft Leasing Group Holdings Limited me aksione të listuar në bursën e Hong Kong (kodi i aksioneve në bursë: 1848.HK), ortaku më i madh i Shanghai Jiabao Industry & Commerce (Group) Co., Ltd (kodi i aksioneve në bursë: 600622.SH) si dhe ortaku i dytë më i madh i Ying Li International Real Estate Limited me aksione të listuara në bursën e Singaporit (kodi i aksioneve në bursë:5DM. SGX).

 

Pas përurimit të “Bashkëpunimit ndërmjet Shanghai-Hong Kong për Aksionet në Bursë" më datë 10 Prill 2014, CEL u kthye në një nga grupet e para të aksioneve të veçanta të listuara në Bursën e Aksioneve të Hong Kong, të cilat mund të tregtohen drejtpërsëdrejti nga investitorët kontinentalë.

 

Duke praktikuar filozofinë e saj “Të gjenerojmë të ardhura në mënyrë të thjeshtë”, CEL forcon fuqinë e saj bazë financiare, pozitën dhe ndikimin e China Everbright Group si dhe degëve të saj, në industrinë financiare të Kinës. Si rrjedhojë, Grupi ka ndërtuar me sukses rrjete të mëdha sociale dhe biznesi përtej kufirit në Hong Kong, në kontinent si dhe ka krijuar një imazh prestigjioz në treg.

 

Për më shumë informacion rreth CEL, ju lutemi të vizitoni www.everbright165.com.

 
   
 
 
 
 
Koha tani!
10°
Të drejtat e pasagjerëve
Shkarko ne formatin PDF!
 
 
Galeria
Click here!
Promocionet tona!
 
 
Lajmet e fundit
29 Nëntor 2019
TIA dhuron 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Tiranë, 29 Nëntor 2019 - Aeroporti Ndërkombëtar i ...
Lexo më shumë!
28 Nëntor 2019
EasyJet vjen për herë të parë në TIA me dy fluturime direkte: Milano dhe Gjenevë
EasyJet, gjiganti britanik i fluturimeve me kosto të ulët vj...
Lexo më shumë!
1 Tetor 2019
Air Albania: Nisin fluturimet e reja drejt Romës, Milanos dhe Bolonjës
Tiranë, 1 Tetor 2019 – Kompania ajrore Air Albania filloi t...
Lexo më shumë!
   
 
   
Copyright © Tirana International Airport 2014
Created by IMPULS
Të gjitha të drejtat e rezervuara.