Home Autorësia Njoftim ligjor Kontakt English
 
 
 
Informacion mbi kompaninë
Kontakti me shtypin
Njoftime për shtyp
Materiale informuese
Menaxhimi
Këshilli Administrativ
Profili i kompanisë
Fakte dhe shifra
Përgjegjësi sociale
Historia e Aeroportit
Ndërtimi
Vende Pune
Informacion Tenderi
Evente
Galeri fotosh
 
Lufthansa nis fluturime direkte nga Tirana në Frankfurt
1 from 4 photos       
Prerja e shiritit me pilotin gjatë ceremonisë te fluturimit të parë Tiranë – Frankfurt, operuar nga Lufthansa, më 31 Mars 2016. Z. Kreuza Lubonja, Drejtoreshë e Marketingut të Kompanive Ajrore dhe Z. Alexander Tolweth, Drejtori Rajonal i Lufthansës duke pozuar me këtë rast. Foto: TIA/Armand Habazaj
• Lufthansa fillon fluturimet e përditshme drejt Frankfurtit me Embraer E190
• Destinacioni i ri zëvendëson fluturimet nga Tirana në Mynih


Të Enjten më 31 Mars 2016, Tirana International Airport (TIA) zhvillon një ceremoni për të shënuar përurimin e destinacionit të ri Tiranë-Frankfrut. Kjo linjë do të ofrohet çdo ditë nga Lufthansa Airlines me një avion të tipit Embraer E190, i cili mund të transportojë deri në 94 pasagjerë. Fluturimi zgjat 2 orë e 15 minuta.

“Kjo verë do të jetë e ngarkuar për Tirana International Airport dhe ky është lajm i mirë. Lufthansa ka 20 vite që operon në Shqipëri dhe kjo shoqëri ajrore prestigjioze është gjithmonë e mirëpritur për krijimin e destinacioneve të reja ditore të cilat mund të ngjallin interes për pasagjerët Shqiptarë dhe të vendave të tjera,” u shpreh Z. Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport.

Aeroporti i Frankfurtit është një nga aeroportet me të rëndësishëm të Europës i ndodhur në rajonin e dytë më të madh metropolitan të Gjermanisë si dhe një nga rajonet ekonomike më të mëdhenj dhe më të fuqishëm në Europë.

“Besoj se pasagjerët të cilët fluturojnë nga dhe drejt Tiranës do ta shijojnë destinacionin e ri siç ndodhi me fluturimet drejt Mynihut, veçanërisht për faktin se Aeroporti i Frankfurtit lidh pasagjerët shqiptarë me një numër të madh destinacionesh si europiane, ashtu edhe të tjerë kontinentale. Lufthansa ofron 172 destinacione në 72 vende në mbarë botën nga Frankfurti. Në sajë të programit tonë të përshtatshëm ndërmjet Tiranës dhe Frankfurtit, Lufthansa është një zgjedhje shumë e mirë për pasagjerët e biznesit dhe turistët rajonalë,” thotë Alexander Tolweth, Menaxher Rajonal i Lufthansa Albania.

Me prezantimin e programit të ri të verës më 27 Mars, shoqëria ajrore Lufthansa Group do t’u ofrojë klientëve të saj një nga rrjetet e destinacioneve me densitet më të lartë në të gjithë botën, duke arritur më shumë se 23,1400 fluturime në javë. Këtë verë, nëpërmjet qendrave të saj si Frankfurt, Mynih, Zyrih, Vienë dhe Bruksel, si edhe nëpërmjet disa destinacioneve direkte, Lufthansa do të ofrojë 316 destinacione në 101 vende. Gjithashtu, pasagjerët e Lufthansës tashmë do të kenë mundësinë të fluturojnë direkt me shoqërinë ajrore me të madhe të Europës nga Frankfurti drejt destinacioneve të ëndërruara si Kankun, Meksikë, Male në Maldive dhe Mauritius.
 
   
 
 
 
 
Koha tani!
13°
Të drejtat e pasagjerëve
Shkarko ne formatin PDF!
 
 
Galeria
Click here!
Promocionet tona!
 
 
Lajmet e fundit
29 Nëntor 2019
TIA dhuron 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Tiranë, 29 Nëntor 2019 - Aeroporti Ndërkombëtar i ...
Lexo më shumë!
28 Nëntor 2019
EasyJet vjen për herë të parë në TIA me dy fluturime direkte: Milano dhe Gjenevë
EasyJet, gjiganti britanik i fluturimeve me kosto të ulët vj...
Lexo më shumë!
1 Tetor 2019
Air Albania: Nisin fluturimet e reja drejt Romës, Milanos dhe Bolonjës
Tiranë, 1 Tetor 2019 – Kompania ajrore Air Albania filloi t...
Lexo më shumë!
   
 
   
Copyright © Tirana International Airport 2014
Created by IMPULS
Të gjitha të drejtat e rezervuara.