Home Autorësia Njoftim ligjor Kontakt English
 
 
 
Informacion mbi kompaninë
Kontakti me shtypin
Njoftime për shtyp
Materiale informuese
Menaxhimi
Këshilli Administrativ
Profili i kompanisë
Fakte dhe shifra
Përgjegjësi sociale
Historia e Aeroportit
Ndërtimi
Vende Pune
Informacion Tenderi
Evente
Galeri fotosh
 
Java kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave: Punonjësit e TIA-s me shenjë të kuqe në fytyrë më 30 Nëntor

Java kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave: Punonjësit e TIA-s me shenjë të kuqe në fytyrë më 30 Nëntor

30 Nëntor 2018 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në dritën e javës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, i bashkohet nismës botërore të shpallur nga Kombet e Bashkuara, me një ditë simbol ndërgjegjësimi. Ditën e premte, më 30 Nëntor 2018, i gjithë stafi i TIA-s, agjentët në shërbim të pasagjerëve, punonjësit e operacioneve, të administratës, zjarrëfikësit, menaxherët, ICTS, vendosën një shenjë të kuqe në fytyrë si thirrje ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj vetes, kundër dhunës ndaj gruas, por dhe ndaj çdo forme tjetër dhune, që shkatërron jetën tonë të përbashkët.

Pavarësisht vështirësisë së matjes së saj, të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, dhe të publikuara nga INSTAT në Vjetarin Statistikor Rajonal, tregojnë se gjatë viteve 2013-2017 ka një rritje të numrit të raportimeve për dhunën në familje. Gjatë 2017-s, për çdo 10 mijë gra numëroheshin 22.7 gra të dhunuara në rang kombëtar, por statistikat nuk prezantojnë gjithë Shqipërinë, pasi heshtja ka pushtet më shumë se zëri.

“Stafi i TIA-s i është bashkuar me entuziazëm kësaj fushate të rëndësishme kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Shenja e kuqe në fytyrë, në portën ku kalojnë rreth 9000 pasagjerë në ditë, shpresojmë të ketë vlerën e vet të ndërgjegjësimit për ata që do ta shohin në fytyrën e kolegëve që shërbejnë, dhe që do të pyesin për të. E kuqja i jep zë heshtjes. Ky është simboli që flet në aeroport më 30 Nëntor”, thotë Arlinda Çausholli, Drejtore e Komunikimit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.   

Aktiviteti është në vazhdën e nismës “Aeroporti je Ti” të ndërmarrë nga TIA me synimin për t’i sjellë njerëzit pranë aeroportit në një dimension tjetër, ku secili të ndjehet pjesë dhe të bashkëpunojë me të njohur dhe të panjohur që kalojnë rastësisht në TIA, për të udhëtuar dhe për t’u përshëndetur, nëpërmjet artit, krijimtarisë, arkitekturës, çështjeve sociale që na përkasin të gjithëve, dhe komunikimit të mirë. 
 

#forher

#theairportisyou

#aeroportijeti

#HearMeToo

 

 

 

 
   
 
 
 
 
Koha tani!
20°
Të drejtat e pasagjerëve
Shkarko ne formatin PDF!
 
 
Galeria
Click here!
Promocionet tona!
 
 
Lajmet e fundit
18 Mars 2019
TIA: SWISS fillon operimin e destinacionit të ri Tiranë – Zurich
SWISS fillon operimin e destinacionit të ri Tiranë – Z...
Lexo më shumë!
22 Shkurt 2019
Dusseldorf, Stansted, Heraklion: Në verë Albawings fillon operimin e destinacioneve të reja
Dusseldorf, Stansted, Heraklion: Në verë Albawings fillon op...
Lexo më shumë!
05.03.2019
Intervistë me Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për takenbyalbania.com
Cfarë ju pëlqen më shumë në lidhje me udh&eum...
Lexo më shumë!
   
 
   
Copyright © Tirana International Airport 2014
Created by IMPULS
Të gjitha të drejtat e rezervuara.