Home Autorësia Njoftim ligjor Kontakt English
 
 
 
Informacion mbi kompaninë
Kontakti me shtypin
Njoftime për shtyp
Materiale informuese
Menaxhimi
Këshilli Administrativ
Profili i kompanisë
Fakte dhe shifra
Përgjegjësi sociale
Historia e Aeroportit
Ndërtimi
Vende Pune
Informacion Tenderi
Evente
Galeri fotosh
 
Wizz Air lajmëron fillimin e fluturimeve Tiranë - Londër

WIZZ AIR FILLON DESTINACIONIN E RI TIRANE - LONDER

Londër më 20 Nëntor 2017: Wizz Air, shoqëria ajrore më e madhe low-cost në Evropën Qëndrore dhe Lindore njoftoi sot zgjerimin masiv në qëndrën e saj në Luton, me shtimin e katër avionëve Airbus A320 në flotën e saj të Luton deri në Qershor 2018.

Shpërndarja e  katër avionëve të tjerë Airbus A320, secili i pajisur me 186 vende, e çon numrin total të avionëve të flotës së Wizz Air në Luton në pesë, më një vlerë të kombinuar prej 500 milion* $ duke vazhduar kështu historinë fenomenale të zhvillimit të Wizz Air në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë dymbëdhjetë muajve të shkuar (deri më 31 tetor 2017) WIZZ ka transportuar më shumë se 5.5 milion pasagjerë vetëm në destinacionet e tij të Luton, një rritje prej 11% krahasuar me vitin 2016, që e bën WIZZ shoqërinë e dytë ajrore më të madhe në Aeroportin Luton. Wizz Air po zgjeron kapacitetin e tij në Luton me 15% çdo vit që kalon dhe në 2018 do të ofrojë më shumë se 6.9 milon vende në 46 itenerarët e saj drej 20 vendeve.

Si rezultat i këtij zgjerimi të konsiderueshëm, WIZZ ka kënaqësinë të ofrojë pesë destinacione të tjerë për udhëtarët të cilët po kërkojnë aventurën e radhës jashtë vendit. Fluturimet e përditshme do të operojnë drejt qyteteve të bukuar të Larnaka Qipro si dhe Bratislava Sllovaki, ndërsa katër fluturime në javë do të operojnë drejt Tallinn në Estoni si dhe tre fluturime në javë drejt Tiranës në Shqipëri dhe Lviv në Ukrainë. Vendet e lira në iteraret e reja janë në shitje tashmë dhe mund të prenotohen për vetëm 26.99** në faqen zyrtare të internetit wzzair.com.

Itenerari i ri i ofruar nga Wizz Air nga Maji 2018 do të jetë lidhja e vetme direkte low-cost ndërmjet dy qyteteve. Këtë vit, shoqëria ajrore inauguroi gjithashtu shërbimin e parë drejt Budapestit me 3 frekuenca javore dhe çmime duke filluar nga vetëm 19.99 EURO duke sjellë mundësi udhëtimi vërtetë të arsyeshme në Shqipëri.

 

DESTINACIONET E REJA TË WIZZ AIR NGA LUTON

 

Destinacioni

Frekuenca në ditë

Fillon më

Çmime nga*

Larnaka, Qipro

Çdo ditë

30 Maj 2018

 

Tiranë, Shqipëri

E Martë, E Enjte, E Shtunë

31 Maj 2018

 

Bratislavë, Sllovaki

Çdo ditë

20 Qershor 2018

 

Tallinn, Estoni

E Hënë, E Mërkurë, E Enjte, E Djelë

17 Shtator 2018

 

Lviv, Ukrainë

E Martë, E Enjte, E Shtunë

18 Shtator 2018

 

 

SHTIMI I FREKUENCAVE TË WIZZ AIR NË DESTINACIONET EKZISTUESE TË LUTON:

 

Destinacioni

Fluturime Javore

Duke filluar nga

Tel Aviv

Çdo ditë nga 4

25 Mars 2018

Suceava

Çdo ditë nga 5

20 Maj 2018

Prishtina

3 nga 2

25 Mars 2018

 

Wizz Air është shoqëria ajrore më e madhe low-cost në Evropën Qëndrore dhe Lindore e cila operon një flotë ajrore me 87 avionë Airbus A320 dhe Airbus A321 dhe ofron më shumë së 550 fluturime nga 28 pika nisje duke lidhur kështu 144 destinacione në 43 vende. Në Wizz Air, nje ekip prej përafërsisht 3,300 profesionistësh të aviacionit ofrojnë shërbim të cilësisë së lartë dhe çmime shumë të ulëta biletash duke e bërë Wizz Air kështu zgjedhjen e preferuar për 23.8 milonë pasagjerë për vitin financiar të mbyllur më 31 Mars 2017. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën kodin/emrin WIZZ si dhe përfshihet në FTSE 250 dhe FTSE All-Share Indices. Wizz Air është regjistruar pranë Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Auditi i Sigurisë Operacionale (IOSA), të cilët përbëjnë nivelet/standardet globale të njohjes së sigurisë së shoqërive ajrore. Së fundmi, shoqëria u shpall Shoqëria Ajrore me Vlerë e 2016 nga editorët e Air Transport World, një nga revistat kryesuese në tregun e shoqërive ajrore si dhe Shoqëria Ajrore Low-Cost e vitit 2016 nga Qendra e Aviacionit (CAPA), ofruesi kryesor i shërbimeve të pavaruara të inteligjencës në fushën e aviacionit.

 
   
 
 
 
   
Copyright © Tirana International Airport 2014
Created by IMPULS
Të gjitha të drejtat e rezervuara.