Home Autorësia Njoftim ligjor Kontakt English
 
 
 
Informacion mbi kompaninë
Kontakti me shtypin
Njoftime për shtyp
Materiale informuese
Menaxhimi
Këshilli Administrativ
Profili i kompanisë
Fakte dhe shifra
Përgjegjësi sociale
Historia e Aeroportit
Ndërtimi
Vende Pune
Informacion Tenderi
Evente
Galeri fotosh
 
TIA mbështet nismën “Tungjatjeta” të World Vision për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta në zonat e thella të Librazhdit
Tirana International Airport (TIA) mbështet dhe do kontribuojë për Programin Social “Tungjatjeta” të drejtuar nga Organizata Ndërkombëtare World Vision për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta në fshatrat e thellë të Librazhdit.

“Nismat humanitare meritojnë vëmendjen e secilit prej nesh dhe ne do të bëjmë më të mirën për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë temë,” u shpreh Dr Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s. “Jetojmë në kohë të shpejta prandaj ndonjëherë, harrojmë, se sa e rëndësishme është të ndalojmë për të parë çfarë po ndodh përreth nesh,” shtoi ai.

Aktualisht, të paktën 70,000 fëmijë me lloje të ndryshme paaftësish janë identifikuar në zonat e Programit të Zhvillimit të World Vision në Shqipëri ku fëmijët me aftësi ndryshe përballen me akses të kufizuar në shërbimet sociale elementare dhe në edukim si dhe me forma të ndryshme diskriminimi nga familjet e tyre, të afërmit dhe komunitetet. Më shumë se 350 fëmijë me nevoja të veçanta janë identifikuar në Bashkinë e Librazhdit.

Bazuar në këto të dhëna dhe situatën e vështirë ekonomike, sociale dhe demografike në Shqipëri, World Vision ka vendosur të iniciojë një program donacioni me synimin për të sjellë ndryshim me sa është e mundur, tek këta fëmijë dhe familjet e tyre, duke organizuar shërbime komunitare lëvizëse, mjekësore dhe sociale aty ku ata jetojnë.

Çdokush mund t’i bashkohet Programit Social “Tungjatjeta” dhe të dhurojë 400 lekë në muaj që këtyre fëmijëve t’i lehtësohet disi sëmundja nëpërmjet faqes www.tungjatjeta.al, me kartë debiti apo krediti, ose nëpërmjet:

Raiffeisen Bank
Numër Llogarie/Account Number: 00 3088 0359
IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359
SWIFT: SGSBALTX

Kartë Debiti/Kredit
http://www.tungjatjeta.al/#dhuro
 
   
 
 
 
 
Koha tani!
10°
Të drejtat e pasagjerëve
Shkarko ne formatin PDF!
 
 
Galeria
Click here!
Promocionet tona!
 
 
Lajmet e fundit
29 Nëntor 2019
TIA dhuron 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Tiranë, 29 Nëntor 2019 - Aeroporti Ndërkombëtar i ...
Lexo më shumë!
28 Nëntor 2019
EasyJet vjen për herë të parë në TIA me dy fluturime direkte: Milano dhe Gjenevë
EasyJet, gjiganti britanik i fluturimeve me kosto të ulët vj...
Lexo më shumë!
1 Tetor 2019
Air Albania: Nisin fluturimet e reja drejt Romës, Milanos dhe Bolonjës
Tiranë, 1 Tetor 2019 – Kompania ajrore Air Albania filloi t...
Lexo më shumë!
   
 
   
Copyright © Tirana International Airport 2014
Created by IMPULS
Të gjitha të drejtat e rezervuara.