Home Autorësia Njoftim ligjor Kontakt English
 
 
 
Informacion mbi kompaninë
Kontakti me shtypin
Njoftime për shtyp
Materiale informuese
Menaxhimi
Këshilli Administrativ
Profili i kompanisë
Fakte dhe shifra
Përgjegjësi sociale
Historia e Aeroportit
Ndërtimi
Vende Pune
Informacion Tenderi
Evente
Galeri fotosh
 
Fluturimi i parë çek hap sezonin e verës

 

Fluturimi i parë çek hap sezonin e verës

Të enjten pasdite më 15 qershor 2017 mbërriti fluturimi i parë SmartWings nga Praga në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, i cili hap sezonin turistik 2017.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës së bashku me Ambasadën Çeke në Tiranë dhe Travel Service organizuan një ceremoni mirëseardhje për pasagjerët e parë.  Travel Service, kompania më e madhe ajrore çeke, operon udhëtime të rregullta nën markën e SmartWings. Do të ketë dy fluturime direkte në javë, të hënën dhe të enjten, deri në fund të muajit shtator.  

Shqipëria është kthyer në një destinacion shumë popullor për turistët çekë. Në vitin 2016 rreth 14.000 njerëz e vizituan vendin. Shumë turistë çekë udhëtojnë individualisht për të eksplouar jo vetëm bregdetin, por edhe malet shqiptare.

Aktualisht po punohet me të gjithë partnerët për ta promovuar Shqipërinë si një destinacion të dëshiruar. Qëllimi i përbashkët është vendosja e udhëtimeve të rregullta nga Praga në Tiranë dhe anasjelltas gjatë gjithë vitit. Lidhja direkte do të kontribuojë edhe në rritjen e numrit të vizitorëve shqiptarë në Republikën Çeke.    

 
   
 
 
 
 
Koha tani!
13°
Të drejtat e pasagjerëve
Shkarko ne formatin PDF!
 
 
Galeria
Click here!
Promocionet tona!
 
 
Lajmet e fundit
29 Nëntor 2019
TIA dhuron 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Tiranë, 29 Nëntor 2019 - Aeroporti Ndërkombëtar i ...
Lexo më shumë!
28 Nëntor 2019
EasyJet vjen për herë të parë në TIA me dy fluturime direkte: Milano dhe Gjenevë
EasyJet, gjiganti britanik i fluturimeve me kosto të ulët vj...
Lexo më shumë!
1 Tetor 2019
Air Albania: Nisin fluturimet e reja drejt Romës, Milanos dhe Bolonjës
Tiranë, 1 Tetor 2019 – Kompania ajrore Air Albania filloi t...
Lexo më shumë!
   
 
   
Copyright © Tirana International Airport 2014
Created by IMPULS
Të gjitha të drejtat e rezervuara.