Tirana International Airport përzgjidhet nga Aegean Airlines si Stacioni Jugor Evropian me shërbimin më të mirë për 2017
Tirana International Airport (TIA) është përzgjedhur nga kompania ajrore Aegean Airlines si Stacioni Jugor Evropian me shërbimin më të mirë për vitin 2017, në shenjë mirënjohjeje për shërbimet cilësore të ofruara nga TIA.
“Ne jemi të gjithë të kënaqur për këtë çmim që i jepet TIA-s dhe stafit të saj nga shoqëria ajrore Aegean Airlines, e cila ushtron aktivitetin në Tirana International Airport prej shumë vitesh. TIA punon çdo ditë me përkushtim për t’i shërbyer të gjitha shoqërive ajrore dhe pasagjerëve në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Z. Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.
Aegean Airlines operon me fluturime ditore në Tirana International Airport, duke i shërbyer një numri prej 6,000 pasagjerësh në muaj.
|