Kompani e re ajrore në TIA? |
Fluturimet ndërkombëtare të planifikuara për / nga Shqipëria kryhen në përputhje me Marrëveshjen e Transportit Ajror lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të origjinës së linjës ajrore në fjalë. |
Më shumë! |
Tirana International Airport dhuron 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri |
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot se ka dhuruar 1 milion euro për të përkrahur ndihmat lehtësuese për njerëzit e prekur nga tërmeti me magnitudë 6.4 që ra në afërsi të Durrësit dhe Tiranës më 26 nëntor.
Tërmeti deri më tani ka shkaktuar 49 viktima dhe 750 të plagosur. Qindra njerëz e kanë të pamundur të kthehen në shtëpitë e tyre të dëmtuara, apo të shkatërruara, dhe pasgoditjet e tërmetit vijojnë ende. Ndërsa qeveria dhe forcat e emergjencës po punojnë pa pushim për të ofruar ndihmë për shpëtimin e jetëve, nevojat mbeten kolosale.
"Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe China Everbright Limited shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për viktimat e kësaj tragjedie dhe lutjet tona të përzemërta shkojnë për çdo shqiptar që është duke vuajtur gjatë këtyre ditëve të trishtueshme," u shpreh Kryetari i Këshillit Administrativ të TIA-s, Z. Richard Hu, në emër të China Everbright Limited.
|
Më shumë! |
Një vështrim mbi Programet Mjedisore në TIA |
Tirana International Airport SHPK (TIA) ka rishikuar Politikën Mjedisore duke rikonfirmuar se “Veprimtaria jonë orientohet nga integrimi i principeve të qëndrueshme në vendimarrje dhe në proçeset tona të biznesit duke ndërmarrë masa për ruajtjen e burimeve natyrore, energjisë dhe mbrojtjen e ekosistemeve me qëllim maksimalizimin e përfitimeve sociale, ekonomike dhe mjedisore nga rritja e vazhdueshme e aeroportit.”
|
Më shumë! |
EasyJet vjen për herë të parë në TIA me dy fluturime direkte: Milano dhe Gjenevë |
EasyJet, gjiganti britanik i fluturimeve me kosto të ulët vjen në Shqipëri me dy linja të direkte drejt Milanos (Itali) dhe Gjenevës (Zvicër). Fluturimi i parë u krye më datë 28 Nëntor nga Tirana International Airport. Fluturimet Milano-Tirana dhe Gjenevë-Tirana do të jenë dy herë në javë, të Enjten dhe të Dielën. Rezervimet për këto fluturime mund të kryhen përmes faqes online të EasyJet, faqeve të ndryshme online ose agjencive turistike.
Hyrja në Shqipëri e gjigantit britanik i fluturimeve me kosto të ulët, fillimisht me dy linja, por me qëllim zgjerimin e destinacioneve, do të ndryshojë tregun e fluturimeve në vend. Fluturimet me kosto të ulët pritet të rrisin konkurrencën duke sjellë çmime më të lira për qytetarët.
|
Më shumë! |
|
|
|
|