Search 
Faqja kryesore  Struktura e faqes  Kontakt  Autorėsia  Njoftim ligjor  Extranet  English 
 
  Business to Business  -  Kompani e re ajrore nė TIA?E shtunė - 23 gusht 2014 - 9:28Moti: Kryesisht i kthjellėt Temperatura: 26°C Era: 3 KMH / VRB  Barometri:  1015 mb Shikueshmėria: 11 km Freskuar mė: 9:0226°C 
 

Kompani e re ajrore në TIA?

  

Fluturimet ndërkombëtare të planifikuara për / nga Shqipëria kryhen në përputhje me Marrëveshjen e Transportit Ajror lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të origjinës së linjës ajrore në fjalë.

Autorizimi për miratimin e një shërbimi të caktuar në / nga Shqipëria merret nga Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) i Shqipërisë.

Nëse nuk specifikohet ndryshe në Marrëveshjen e Transportit Ajror, oraret do të dorëzohen për miratim në adresën e dhënë më poshtë të paktën 30 ditë para fillimit të çdo sezoni sipas orarit të IATA-s. Çdo ndryshim i mëvonshëm do të njoftohet të paktën 3 ditë pune para implementimit të tij. Nëse një përgjigje negative nuk është marrë 24 orë para atëherë konsiderohet e dhënë.

 

Duke filluar nga 1 Janari 2013, aplikimet per lejet të tilla do t’i paraqiten në formë te shkruar Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, Drejtorisë së Politikave të Transportit, sipas Urdhërit të Ministrit Nr. 83, datë 09.09.2011 “Për caktimin e funksionimit të koordinimit të sloteve apo rregullimit të orareve në aeroporte”. Për çdo komunikim, personi i kontaktit do të jetë si më poshtë:

 

Ing. Lilika Radovicka
Drejtoria e Politikave të Transportit
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit
Tirana, Albania
Tel: +355 4 2380 753
Fax: +355 4 2258 323
Mob: +355 67 20 05760
e-mail: Lilika.Radovicka@mppt.gov.al
Web: www.mppt.gov.al

 

Operatorët e avionëve të cilët dëshirojnë të aplikojnë për leje për të operuar një shërbim të caktuar në / nga Shqipëria duhet të sigurojnë informacionin e mëposhtëm:

1.2.2.2
a) Orari, duke përfshirë edhe datën e fillimit të shërbimit të propozuar
b) Lloji (et) e avionëve që do të operojnë
c) Tarifat për shërbimet e pasagjerëve.


Në të njëjtën kohë, ju jeni mëse të mirëpritur të kontaktoni Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për detajet e mëposhtme:

• Kontrata me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
• Incentiva nëse është e aplikueshme për itineraret, ngarkesat, rritjen e aeroportit, etj
• Mbështetje Marketing
• Të dhëna kërkimore

 

Departamenti yne i marketingut ju ofron mbështetje.

Ju lutemi kontaktoni:

Znj. Kreuza Kotorri
Drejtore

Departamenti i Marketingut për Kompanitë Ajrore
Tirana International Airport
Ndërtesa e Administratës
Rinas, Tiranë
Shqipëri
Tel: 00355 4 2381 675/600
Faks: 00355 4 2381 545
E-mail: kkotorri@tirana-airport.com

 

 

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. © Tirana International Airport 2006-2014 - ju jeni vizitori 14190151